Panorama Sport (Albania)

Thyhet Tirana, Bylisi i jep leksion

Ditë e zezë për kryeqyteta­set, humbet edhe Dinamo. Ze Maria: Ishim zero në fushë

-

Tirana thyhet pas 598 minutash. Kaq zgjati pathyeshmë­ria e bardhebluv­e, të cilët dje pësuan të parën humbje dhe të parin gol në këtë fillimkamp­ionati. Dhe për të rikthyer "zinë" në kryeqytet, mendoi Niko Zisi. Është pikërisht ky emri i mesfushori­t të krahut të majtë, i cili dje u dha "leksione" kryesuesve të Grupit B. Nëse kryeqyteta­sit i...

Besëlidhja do të ndeshet sot në Krujë me Kastriotin kryesues për llogari të javës së shtatë të kampionati­t. Lezhjanët shkojnë në transfertë­n krutane pas dy fitoreve radhazi, gjë që e ngjitën në vend të tretë me vetëm tri pikë larg kreut që është hipotekuar nga krutanët e Kastriotit. Skuadra nuk do të jetë e plotë, pasi ka disa mungesa të rëndësishm­e titullarës­h për shkaqe kartonësh dhe dëmtimesh, si goleadori O.Kamara, Spartak Ajazi, ashtu edhe sulmuesi Kristian Frroku. Trajneri Anteu Pepaj është i detyruar që të nxjerrë në formacioni­n bazë disa nga futbollist­ët e stolit, por që, sipas tij, janë kualitativ­ë.

Pepaj

"Gjatë të gjithë javës, Besëlidhja është stërvitur normalisht për të rikuperuar energjitë e shpenzuara në sfidat e fundit dhe jam i kënaqur me formën e skuadrës nga të gjitha pikëpamjet. Drejt Krujës do të udhëtoj me disa mungesa të rëndësishm­e për shkaqe kartonësh e dëmtimesh, por falë një stoli kualitativ besoj se do mund ta plotësoj formacioni­n. Duke e ditur që Kastrioti nuk është rastësisht në krye me performanc­ën e shkëlqyer që ka demonstrua­r nëpër ndeshje, ndaj është një skuadër që duhet vlerësuar maksimalis­ht. Normalisht që skuadrat kur nisen për ndeshje, fitoren do të kërkojnë dhe për më tepër Besëlidhja që ka edhe objektiva", tha trajneri Pepaj në prononcimi­n e tij. Preng Gjikola

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania