Panorama Sport (Albania)

Frika nga tifozët, autobusi i kuq kthehet nga Rinasi

-

- Parashikim­et ishin që stadiumi do të ishte plot për të pritur derbin më të ri të kryeqyteti­t, por kamzalinjt­ë preferuan më shumë që ndeshjen ta ndiqnin nga tarracat, ballkonet, skutat, sesa të paguanin 200 lekë. Mbi 1 mijë tifozë ishin të pranishëm dje në stadiumin e Kamzës.

- Tifozët e Partizanit që ishin nga Kamza u bashkuan me grupimin e tifozëve "Guerrils", duke u vendosur në anën e majtë të tribunës qendrore, duke përbërë gjithsej rreth 200, ndërsa tifozët e Kamzës ishin vendosur në pjesët e tjera të stadiumit, duke u bërë gjithsej rreth 1000.

-Dy presidentë­t e skuadrave, Naim Qarri dhe Gaz Demi, e ndoqën takimin pranë njëri- tjetrit në tribunën VIP. Kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu, nuk ishte i pranishëm në këtë takim.

- Trajneri Ramadan Ndreu ka qenë impulsiv, duke dalë shpeshherë nga pankina, madje duke kaluar edhe vijën e mesit të fushës. Kjo ndodhte kur acarohej me vendimet e anësorit Ermal Barushi, madje në pushim të pjesës së parë, ai i afrohet anësorit duke i shprehur pakënaqësi­në.

- Stevan Raçiç u tregua shumë solidar dje me ishshokët e ekipit, pasi kur dëmtoheshi­n, ai shkonte i ngrinte dhe i përqafonte. Përjashtim bëri minuta e 75-të, kur përplasi me duar Asanin.

- Përfundimi i ndeshjes i ka zemëruar jashtë mase tifozët e Partizanit. Ata mbeten e vetmja pjesë besnike e fanellës së kuqe dhe pas 90 minutash mbështetje për ekipin, zhgënjimi i humbjes u shoqërua edhe me lot në sytë e ultrasve. Të acaruar në maksimum nga disfata, ata kanë kontestuar në kor ekipin, stafin dhe kryesisht drejtuesit e lartë të klubit kur po largoheshi­n nga stadiumi.

-Duke parë irritimin e ultrasve të kuq, policia i ka kufizuar lëvizjet e tyre dhe i ka shoqëruar deri te stacioni i autobusëve, duke i hipur me zor, në mënyrë që të mos kishin kontakte me mjetet e drejtuesve dhe autobusin e klubit.

-Ultrasit e kuq menduan që të bllokonin autobusin e ekipit kur të dilte nga stadiumi, por policia i largoi me shpejtësi. Madje për të evituar përplasjet e mundshme, autobusi i Partizanit mori rrugën për nga Fushë-Kruja, për t'u kthyer në kryeqytet nga Rinasi.

-Pas ndeshjes, në korridoret e stadiumit, Luciano Moxhi dhe disa drejtues të tjerë qëndruan para derës së dhomës së zhveshjes së Partizanit, ndërsa drejtori Preiti i bënte shoqëri Iulianos në pankinë që po tymoste një cigare pas humbjes. Preiti shkonte e vinte te vendi ku ishte Moxhi, i cili po priste sa të qetësohej situata jashtë dhe të largohej me drejtuesit e tjerë drejt kryeqyteti­t, ndërsa presidenti Demi, pas përshëndet­jes me Naim Qarrin dhe urimit për fitoren, i hipi makinës së tij dhe u largua menjëherë nga stadiumi. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania