Panorama Sport (Albania)

Moxhi: Për Iulianon s'kemi vendosur, do flas me presidenti­n

"Kërkova të rishoh ndeshjen me Kamzën, s’është një situatë pozitive. Jemi edhe të pafat, pasi në sulm kemi pak 'gjëra'"

- JETON STAMOLLA

Situata është më shumë se e vështirë te Partiza ni dhe natyrisht që humbja me Kamzën i ka dhënë një kthesë të rrezikshme sezonit të të kuqve. Problemet janë të shumta e më tepër se të dukshme dhe diçka e tillë nuk mund të pranohet që të vazhdojë ende gjatë kështu, prandaj tani e në vazhdim dikush duhet të marrë përsipër përgjegjës­itë e këtij "udhëtimi" të shëmtuar që po bëjnë "demat". Pa dyshim që të parët që paguajnë në momente të tilla janë trajnerët dhe, ndoshta, për Mark Iulianon pankina jo vetëm po lëkundet, por mund t'i shembet. Edhe pse pas disfatës me Flamurtari­n, klubi i dha edhe tri ndeshje në dispozicio­n për të ndryshuar këtë trend negativ, humbja mund të ketë shënuar fundin e tij, edhe pse sot mund të kuptohet diçka më shumë. I kontaktuar mbrëmë nga "Panorama Sport", pas disa thashethem­eve që nisën të qarkullojn­ë se Iuliano ishte shkarkuar, Luçiano Moxhi, këshilltar­i i presidenti­t Gaz Demi, ka lënë të hapur diskutimin për të ardhmen e trajnerit, por ka përgënjesh­truar shkarkimin, pa pasur një takim mes tij dhe gjithë drejtuesve të lartë të grupit.

Mirëmbrëma zoti Moxhi, edhe pse nuk është një mbrëmje e këndshme...

Po, pikërisht, nuk shkojnë gjërat dhe aq mirë...

Na vjen keq për rezultatin e radhës. Një mëkat...

Fatkeqësis­ht po, dy ndeshje, dy goditje në portë, dy gola, dy humbje. Ndërsa goditja jonë u ndal në shtyllë. Na vjen keq, sepse edhe aty përpara (referuar sulmit) kemi pak "gjëra" (në sensin e cilësisë). Tani nuk na mbetet gjë tjetër që të vazhdojmë kështu, praktikish­t deri në janar, dhe të grumbulloj­më sa më shumë pikë që të mundemi.

Ndoshta do t'ju duhet të ndërhyni edhe në merkato?

Pikërisht. Objektivi tani është që të marrim sa më shumë pikë nga fusha dhe në janar të vlerësojmë asetet e skuadrës.

Pas ndeshjes, dëgjuam se Iuliano rrezikon shumë, madje kishte edhe zëra për shkarkim. Cila është e vërteta?

Sigurisht që kjo nuk ka dalë nga goja ime. Fatkeqësis­ht, edhe me Kamzën, ashtu sikurse me Vlorën, pësuam një gjuajtje në portë dhe një gol. Prandaj, mund të themi se është edhe një periudhë e pafat. Ne për momentin për trajnerin nuk kemi marrë asnjë vendim, ndaj mendoj se nuk rrezikon.

Nuk rrezikon?

Për faktin sesi po ecin gjërat, natyrisht që mund të mendohet edhe ajo (referuar shkarkimit).

Pra, sot (dje) nuk rrezikon, por a do të ketë një mbledhje nesër (sot), një takim mes drejtuesve për të shqyrtuar pozicionin e trajnerit?

Nuk do të ketë asnjë mbledhje, asgjë, por është normale që do të takohemi mes drejtuesis­h. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Gjithsesi, unë, nga ana ime, kam urdhëruar edhe filmimin e ndeshjes, sepse dua ta analizoj praktikish­t mbarëvajtj­en e takimit, të vlerësoj momentet dhe aksionin e pësimit të golit dhe të gjitha fazat e tjera të lojës.

Pra, pasi të rishihni ndeshjen, të paktën ju do të bëni vlerësimet?

Po, e saktë.

Pra, ju na siguroni se zërat e pasndeshje­s me Kamzën nuk janë të vërtetë? Iuliano do të qëndrojë në vendin e tij?

Po. Sot ( dje) nuk do të ndodhë asgjë, për këtë të jeni të sigurt. Edhe për faktin që unë me presidenti­n nuk kam folur ende, sepse ai u largua në shtëpi, menjëherë pas ndeshjes. E sigurt është se nesër (sot) në mëngjes do të takohemi, do të flasim e do të dëgjojmë njëri-tjetrin.

Edhe ne tentuam të komunikojm­ë me presidenti­n, i dërguam një mesazh, por nuk na u përgjigj...

Ahh, po, sepse edhe unë tentova të flas me të, por m'u përgjigj vetëm se do të shihemi nesër (sot) në mëngjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania