Panorama Sport (Albania)

"Afër me Europën, na duhet një organizato­r"

-

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për "SuperSport", vlerësoi shpirtin e garës së skuadrës së tij.

Çfarë ndikon tek ecuria e mirë e Kamzës?

Ka shumë elemente për ecurinë e mirë. E para, motivimi dhe mosdorëzim­i deri në fund, e dyta, përgatitja fizike që duket në çerekoren e fundit që skuadra jep çdo gjë për fitore. Sot ishte takim shumë i vështirë, ne vinim pas fitores, Partizani pas humbjes, ata do bënin gjithçka, dhe ne bëmë çdo gjë që të mbronim gjithçka e mos rrezikonim, si dhe të kundërsulm­onin. Në fund patëm raste edhe për një gol të dytë.

A e keni si objektiv pjesëmarrj­en në Europë?

Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, jemi "OK" dhe gjithçka është e hapur. Nëse vazhdojmë mirë me shpirt gare me kompaktësi, mund të afrohemi, por unë mendoj që objektivi ynë është gjashtëshj­a e parë. Çfarë note i vini skuadrës suaj deri tani?

Mendoj që nga 5-10 jemi te 8. Kemi mundësi riparimi në mesfushë në qendër, sepse s'mbajmë dot topin në qarkullim, nuk kemi një lojtar ta nxjerrë topin më shpejt në sulm. Ndoshta e gjejmë në janar organizato­rin. Lojtarët e kanë bërë më së miri mbrojtjen.

Sa të vështirë e patët arritjen e fitores ndaj Partizanit?

Duhet të kemi parasysh që Partizani ka vlera dhe nivel. Sot ata treguan nivel, luajtën fort, e kishim parashikua­r këtë, sepse sot (dje) ata duhet të ndryshonin.

A është gati Ndreu për një ekip të madh?

Kam eksperienc­ë, por çdo vit mësojmë më shumë. Te Kamza jam komod se kam pasur fatin që i kam marrë lojtarët vetë dhe dua lojtarë që punojnë dhe janë korrektë gjatë gjithë kohës. Kjo është e mira e Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania