Panorama Sport (Albania)

Iuliano s’e mendon dorëheqjen: Vendimi u takon drejtuesve

-

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, pas humbjes me Kamzën, nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, pasi mendohej se mund të jepte dorëheqjen. Ai e ka refuzuar këtë opsion, por topin ua ka kaluar drejtuesve të klubit për të marrë vendimin në lidhje me detyrën që kryen. Ai pohoi pas ndeshjes për "SuperSport" se bën maksimumin në punën e tij, por mungesat kanë ndikimin e tyre në këtë ecuri.

Iuliano, si mund të zgjidhet situata pas kontestimi­t të fundit të tifozëve të Partizanit?

Është një mëkat, sepse skuadra impenjohet, mjafton një rast pastaj për të humbur ndeshjen. Tifozët kanë të drejtë të kontestojn­ë sepse rezultatet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë e madhe dhe problemi ynë është që nuk shënojmë.

Sa e vështirë është të punosh në këtë situatë ku ndodhet ekipi?

Puna ime është e vështirë, por e bëj gjithmonë në maksimumin e mundësive. Sot kemi pengesë këtë problem që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar sepse krijojmë shumë raste. Shpesh nuk është e lehtë të komentosh, dëshira ekziston, shoqëria duhet të marrë vendimet e veta, e ka për zemër fatin e skuadrës dhe i ka qëndruar pranë. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka. Çfarë i duhet Partizanit që të ndryshojë gjendjen? Mjafton të kem ata që më mungojnë, por nuk mund të flas për dëshirën dhe për meritën e lojtarëve në këtë ndeshje, se është një skuadër që pëson me një gjuajtje dhe nuk është gjë e re. Krijojmë shumë, dominojmë gjithë ndeshjen dhe humbim pastaj. Të kisha në dispozicio­n të gjithë, do të ishte një lloj tjetër klasifikim­i për ekipin.

A keni menduar dorëheqjen pas humbjes me Kamzën? Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ato janë vendime që i merr klubi, të cilat i ka mundësitë ta bëjë. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania