Panorama Sport (Albania)

Teuta s’reziston, “paqe” me Laçin

Vendësit gjejnë golin të parët me Dediç, por gëzimi u zgjat vetëm katër minuta

- DRILON XHEPOLLARI

Pas katër humbjeve rresht në kampionat, Teuta ka bërë dje kthesën, nëse mund të quhet e tillë, duke barazuar ndaj Laçit në shtëpi. Në një ndeshje ku dy golat janë shënuar në pjesën e parë, durrsakët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë përballë kurbinasve, që të vendosur mirë, morën atë që kishin planifikua­r në një transfertë mjaft të vështirë. Edhe pse pika e marrë nuk ndikon shumë në renditjen e bregdetarë­ve në klasifikim, në këtë fund të fazës së parë duket se ajo vlen më shumë në aspektin psikologji­k, pas një jave të ngarkuar, ku nuk kanë munguar edhe masat për lojtarë të veçantë. Nga ana tjetër, Laçi bën llogaritë dhe pas nëntë javësh, kurbinasit kanë një ecuri pozitive, duke pasur një pozicion disi komod në mesin e renditjes.

PJESA E PARË

Me objektivin e vetëm për të kaluar sa më shpejt në avantazh, Teuta hidhet në sulm që në minutat e para të ndeshjes, por e ka di të vështirë që të gjejë hapësira në mbrojtjen kurbinase. Në një situatë të tillë, goditjet nga distanca mbeten e vetmja zgjidhje për të besuarit e Maganit. Çyrbja do të tentojë me një goditje nga distanca, por Selmani arrin të presë. Laçi, nga ana tjetër, shfrytëzon kundërsulm­in dhe dy minuta më vonë, Rexhinaldo gjuan në hyrje të zonës vendëse, por nuk është i saktë. Lojës i mungon ritmi dhe dy skuadrat gabojnë shumë në mesfushë, edhe pse duhet thënë se ka një superiorit­et të lehtë të të besuarve të Maganit. Gjithsesi, pas disa rasteve pa shumë rrezikshmë­ri, të parët që do të shënojnë janë durrsakët. Në minutën e 35-të, në hyrje të zonës kurbinase ka rrëmujë pas një goditjeje nga këndi dhe Hila arrin të depërtojë mes disa mbrojtësve, duke dhënë një asist për Dediç. Ky i fundit me zgjuarsi i shpëton mbulimit të Fangajt dhe përballë Selmanit nuk e ka të vështirë që të shënojë. Ka festë te durrsakët, që duket se më në fund janë çliruar, por ajo do të zgjasë vetëm pak. Katër minuta më vonë, Bardhi në hyrje të zonës së Teutës gjuan një top në gjysmë lartësi dhe Kastrati grushton duke e lënë sferën në zonë. Nika i pambuluar nga mbrojtësit vendës nuk mendohet dy herë dhe gjuan një top që kalon mes këmbëve të portierit dhe ndalet në rrjetë. Me këtë rezultat dy skuadrat do të shkojnë në dhomat e zhveshjes.

PJESA E DYTË Magani nuk ka çfarë të humbasë dhe aktivizon Latifin në vend të Osemenes. Megjithatë, pjesa e dytë nuk do të ketë asgjë për t'u shënuar. Lojtarët e Teutës vrapojnë shumë, por aksionet e tyre nuk kanë rrezikshmë­rinë e tyre. Ndërsa kurbinasit duken të kënaqur me një pikë dhe në disa raste organizohe­n në kundërsulm­e të shpejta, por pa shënuar. Me kalimin e minutave duket se edhe Teuta dorëzohet dhe pajtohet me një pikë në shtëpi.

 ??  ?? Stadiumi i boshatisur gjatë ndeshjes së djeshme
Stadiumi i boshatisur gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania