Panorama Sport (Albania)

Magani ironi me lojtarët, Mezani e ka me arbitrin

-

-Tifogrupi më i ri i Teutës, "Marinsat", nuk ishin prezentë në stadium. Mësohet se arsyeja është përjashtim­i i Albi Dostit nga skuadra. Ndërsa "Djemtë e detit" e mbështetën skuadrën gjatë gjithë ndeshjes, edhe në momentet më të vështira ata ishin pro ekipit. -Mbrojtësi Shkalla ngurron të ndjekë një aksion, por Magani i bërtet: "Ik o Shkalle"... -Forcat e policisë ishin të pakta në këtë ndeshje dhe nuk pati ndonjë incident. Interesant ishte fakti se në tribunën A ishin edhe tifozët durrsakë, edhe ata të ardhur nga Laçi.

-Laçi fiton një goditje dënimi dhe të gjithë lojtarët durrsakë janë në zonë, me përjashtim të Osemenes. Magani i thërret nga pankina: "Po ti ç'më rri aty!", duke i drejtuar gishtin drejt mbrojtjes.

-Trajneri Gentian Mezani nuk është ulur për asnjë moment në pankinë, teksa gjatë ndeshjes ka shfaqur edhe shenja nervozizmi.

Në disa raste është i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit. "Obobo çfarë qenka ky, na mori në qafë".

-Osemene nuk e pret mirë zëvendësim­in, pasi del nga fusha, nuk shikon fare nga pankina dhe nuk shkon t'i japë dorën Maganit. Ky i fundit i thërret: "Hajd re këtu ti!".

-Beqja nuk ndjek një aksion, Magani me ironi i thotë: "Lëre, s'ka gjë, kemi kohë". -Gjatë një kundërsulm­i të Laçit, trajneri peqinas acarohet me ekipin dhe i drejtohet zv.trajnerit Dervishi: "Nuk po e kuptoj çfarë duan të bëjnë". -Lojtarët e Teutës në përfundim të ndeshjes shkojnë të përshëndes­in ultrasit "Djemtë e detit", por këta të fundit në shenjë proteste nuk reagojnë, por qëndrojnë të ulur, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes brohoritën fort. D.Xhepollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania