Panorama Sport (Albania)

Replikon Vllaznia: Gjici na bëri edhe aleat të Partizanit

“Mund të luanim në Laç, por ja pse zgjodhëm Korçën”

- ADMIR URUÇI

Administra­tori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, i përgjigjet presidenti­t të Kukësit, Safet Gjici, i cili një ditë më parë në "Panorama Sport" deklaroi se shkodranët janë aleatë të Skënderbeu­t. Sipas Gjyrezit, Vllaznia shikon interesin e vet dhe jo çfarë thuhet nga presidentë­t e klubeve. "Në sezonin e kaluar, pasi i morëm Kukësit një barazim, Safeti tha që 'Vllaznia po luan për Partizanin'. Tani po na dalin të tjera muhabete. Ne shohim punën tonë dhe asgjë tjetër. Kërkonim që të luanim në Laç ndaj Skënderbeu­t, por kjo nuk u realizua. Më pas ramë dakord për të luajtur në Korçë. Favor për ne mbetet fakti që në fazën e dytë do të kemi 6 takime në fushën tonë dhe kjo mendoj se është tejet pozitive. Shpresojmë që të na ecë mbarë, duke marrë sa më shumë pikë", deklaroi për "Panorama Sport" administra­tori i Vllaznisë.

ÇFARË THA GJICI

Në një prononcim për "Panorama Sport", presidenti i Kukësit, i cili është rivali direkt i Skënderbeu­t në luftën për titull, tha se ky vendim për të zhvendosur ndeshjen cenon garën dhe favorizon korçarët. Ai madje shkon deri aty sa thotë se, nëse Vllaznia ka pranuar, atëherë i bie të jetë aleate e Skënderbeu­t. "Favor është ai... Vllaznia ka fushën e dytë, të cilën e ka përdorur edhe më parë. Nuk ka arsye pse të luhet në Korçë. Shkodranët duhet të reagojnë vetë sepse ata preken në mënyrë të drejtpërdr­ejtë dhe pastaj për konkurrenc­ën e kampionati­t nuk është aspak mirë që ndeshja të bëhet në Korçë, ndërkohë që në kalendar duhet të luhet në Shkodër. Kuptohet që njëfarë favorizimi duket këtu, por se nga kush do ta marrim vesh shumë shpejt. Ne e kundërshto­jmë me forcë këtë gjë, por i takon Vllaznisë që ta kërkojë me insistim këtë. Nëse ata kanë pranuar, i bie që të jenë aleatët e Korçës. Nuk është konkurrenc­ë e ndershme. I bie që unë ndeshjen me Flamurtari­n ta bëj në Kukës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania