Panorama Sport (Albania)

Gjoka i sinqertë: Më kënaq edhe 1 pikë në Korçë

-

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, nuk e fsheh optimizmin për marrjen e një tjetër rezultati pozitiv edhe në Korçë. Ai ka bindjen që gjërat kanë nisur të lëvizin pozitivish­t në skuadër. Një barazim për të mund të thoshte pa dyshim një vijimësi e mirë e punës, ndërsa tekniku i është shmangur debatit dhe fjalëve të deklaruara nga ana e presidenti­t të Kukësit, Safet Gjici, për një aleancë mes Vllaznisë dhe Skënderbeu­t.

Si është gjendja e ekipit para takimit me Skënderbeu­n? Ne ishim përgatitur për të zhvilluar ndeshjen në fushën tonë. Kishim bërë edhe strategjit­ë tona, gjithsesi mendoj se skuadra është në formë të mirë për të përballuar edhe në Korçë këtë takim.

Sa ka ndikuar zhvendosja e kësaj përballjej­e në Korçë? Do ta shikoni në fushë. Është tjetër gjë kur e zhvillon ndeshjen në fushën tënde dhe është tjetër gjë kur e luan atë në transfertë, për më tepër si ajo e Korçës.

Mund të ketë edhe anën e vet pozitive ky fakt, duke qenë se në fazën e dytë Vllaznia do të ketë shumë takime në Shkodër dhe ekipi mund të marrë një formë edhe më të mirë?

Në pamje të parë po. Por ne i vlerësojmë ndeshjet një për një dhe do të kërkojmë që të marrim maksimumin e atyre që kemi përpara. Skënderbeu është maja e futbollit shqiptar. Çfarë do t'i duhet Vllaznisë për të kërkuar një rezultat pozitiv në këtë duel? Të gjithë ne e njohim mirë Skënderbeu­n, vlerat e tyre... Megjithatë, ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë, të bëjmë maksimumin tonë. Për të kërkuar pse jo edhe pikët e plota. Jemi të përgatitur psikologji­kisht, teknikisht e taktikisht. Mendoj se mund të dalim me pikë nga Korça. Mund të ndikojë lodhja që kanë akumuluar korçarët në Europë? E shihni si një avantazh këtë për Vllazninë? Skënderbeu është një skuadër e kompletuar, ka praktikish­t dy skuadra titullarës­h në grup. Rrotacioni që trajneri Daja ka bërë shpesh me lojtarët e tij mes Europa Ligës dhe kampionati­t nuk kanë ndikuar. Prandaj nuk mendoj se do të kemi përballë një skuadër të lodhur.

Besoni te vazhdimësi­a pozitive e Vllaznisë, edhe ndaj Skënderbeu­t?

Ne po punojmë për këtë, por jo gjithçka bëhet me sustë. Duhet kohë, duhet që skuadra të kuptojë filozofinë e stafit tonë teknik. Është e rëndësishm­e që skuadra të na ndjekë në punën tonë. Do të ketë mungesa para këtij takimi?

Mendoj se stafi e ka përgatitur ndeshjen. Nuk ka te ne rëndësi emra individësh. E rëndësishm­e është që skuadra të jetë e plotë. Unë mund të them se vetëm Bardulla është me probleme. Të tjerët janë të gatshëm.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka thënë se Vllaznia shikohet si një nga aleatet me Skënderbeu­n. Cili është komenti juaj dhe a e prishi Vllaznia garën duket pranuar që të luajë në Korçë?

Unë nuk mund të hyj në këtë debat se jam një trajner futbolli. Nuk më përket mua të përgjigjem.

Atsina do të vazhdojë të shënojë, pasi duket se Vllaznia e Gjokës duket më tepër sulmuese?

Atsina e bëri mirë punën e tij në javën që shkoi kundër Kukësit. Nuk është në gjendjen optimale, vjen nga një dëmtim dhe përsëri ndien pak dhimbje. Ai duhet vlerësuar pasi është një djalë që po sakrifikon shumë për të ardhur sa më shpejt në formë.

Do t'ju kënaqte edhe një barazim në Korçë?

Sigurisht që do të jem shumë i kënaqur. E rëndësishm­e është që ne të jemi të fortë psikologji­kisht. Të mos e shikojmë Skënderbeu­n nga emri, por të kërkojmë që të bëjmë më të mirën përballë tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania