Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Nuk jam nën presion, fitojmë në Vlorë

"Kampionati mbaron në maj, titullin s'e marrim që tani"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi nuk ka kalu ar një javë shumë të qetë, duke qenë se presidenti Gjici ka vënë para përgjegjës­isë stafin teknik dhe futbollist­ët për atë barazim ndaj Vllaznisë një javë më parë. Ai ka shkarkuar edhe ndihmësin e Milinkoviç, megjithatë ky i fundit në konferencë­n e djeshme para mediave është parë i qetë. Ai është shprehur se nuk ndihet nën presion dhe se do të shkojë për fitore në transfertë­n vlonjate.

Pas rezultatev­e të fundit, e ndieni rrezikun e shkarkimit?

S'e di këtë gjë, unë punoj çdo ditë me mendimin se do të rri shumë gjatë te Kukësi. Mua këtu më ka sjellë presidenti dhe ai vendos, por unë nuk e mendoj presionin në këtë ndeshje. Mbase duhej që këto tetë ndeshje të kishim më shumë pikë, por kampionati mbaron në fund të majit dhe nuk është e thënë që ne të dalim kampion që këtë javë.

Megjithatë, ndihmësi juaj, Jovanoviç, është larguar. Keni një koment?

Asgjë, puna vazhdon njësoj sikur ishte dhe ai. Punët në staf janë të ndara dhe sjellja e Markos nuk ishte ajo që duhej. Nëse nuk do ta kishte hequr presidenti, do ta kisha hequr unë. Unë e solla në ekip dhe të gjithë e dinë vendin e tyre në skuadër. Nuk ka shumë rëndësi, si me Markon, si pa të ne do të arrijmë objektivat që kemi. Nuk është dhe nuk ka ndonjë gjë specifike në lidhje me të, këtu vendos unë dhe kaq. Më shumë merreni ju gazetat me këtë çështje, sepse kjo është puna juaj, prandaj ju bëni punën tuaj, ne tonën.

E ndieni presionin e rezultatit në transfertë­n ndaj Flamurtari­t?

Unë pres që ekipi të reagojë mirë, pasi kemi kualitet. Në çdo ekip ka presion, por në një ekip si Kukësi, që ka objektiva kampionati­n dhe Kupën, presioni është më i madh nga objektivat. Ai që nuk e përballon presionin, nuk ka pse të jetë në këto ekipe, kështu që besoj se është diçka shumë normale.

Objektivi në ndeshje...

E para, besoj se do të marrim rezultat pozitiv në Vlorë. Ne nuk presim hapat

këtë

falsë të të tjerëve e të përfitojmë. Ne bëmë një hap fals ndaj Vllaznisë, ndaj nuk duhet ta bëjmë më. Flamurtari ka gjendje të mirë dhe psikologji të mirë, pas ndeshjes me Partizanin. Por lojtarët e mi janë të mobilizuar për të marrë fitoren. Nëse shfaqin atë që kanë bërë gjithë javën në stërvitje, jam i bindur se do të dalim triumfues nga Vlora.

Sa do të ndikojnë mungesat në këtë sfidë?

Nuk jam nga ata trajnerë që kërkojnë justifikim­e, por nëse do të kishim Shametin,

Zeqirin dhe Musollin në të gjitha ndeshjet, nuk do të ishte kjo diferenca e pikëve. Nuk presim janarin që të bëjmë shumë lëvizje. Një nga lojtarët që unë kam kërkuar që të qëndronte ishte Shameti, i cili në shumicën e ndeshjeve nuk ka luajtur. Nëse do të ishte, nuk do të kishim pësuar kaq gola. Ne kemi pësuar 6 gola, dy me penallti dhe katër në ajër, e ne dimë që Shameti në lojën në ajër është shumë i fortë. Kështu që mendoj që nëse ai do të ishte, ne mund të mos kishim pësuar gol nga këta që kemi pësuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania