Panorama Sport (Albania)

Besa në krizë, bie në Shkodër

Kavajasit pësojnë humbjen e dytë radhazi, por mbeten sërish në vendin e dytë

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia B zhyt Be sën në krizë. Shko dranët arrijnë fitoren e parë në këtë kampionat, ndërsa kavajasit pësojnë humbjen e dytë radhazi. Pas disfatës turpëruese 5-1 një javë më parë në Kavajë, u mendua se dje do të ishte radha e kthesës për Besën. Por, verdhezinj­të janë thyer edhe në Shkodër. Ka qenë Hajdari ai që ka vendosur sfidën me golin e shënuar në minutën e 20të. Edhe pse miqtë kanë bërë maksimumin për të barazuar, nuk ia kanë arritur qëllimit. Ka qenë një ndeshje, të cilën Vllaznia B e ka zhvilluar me kujdes duke siguruar kështu fitoren. Një 3-pikësh që e largon Vllazninë B nga vendi i fundit, ndërsa Besa mbetet sërish e dyta, por do duhet të presë sot ndeshjen mes Kastriotit dhe Besëlidhje­s për të parë se ku do të pozicionoh­et pas shtatë javësh. NDESHJA

Që në minutat e para, Vllaznia shfaqet agresive dhe në kërkim të golit. Miqtë i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes, ndërsa vendësit mundohen të imponohen. Dhe goli nuk do të vonojë. Në minutën e 20të është Hajdari që del brenda zonës, teksa bën një gjuajtje të bukur duke mposhtur portierin Kaloshi dhe i dhënë avantazhin ekipit të tij. Miqtë në pjesën e parë nuk arrijnë që të sjellin baraspeshë­n, pavarësish­t rasteve që krijuan. 45 minutat e para mbyllen 1- 0 në favor të Vllaznia B. Në pjesën e dytë, ekipi mik mundohet që të kundërsulm­ojë për të gjetur barazimin, ndërsa shkodranët dinë që të mbrohen duke mos pësuar. Rasti më i mirë për kavajasit regjistroh­et në minutën e 69- të, kur Cara, me një goditje të kalibruar, tenton të gjejë në befasi portën vendëse, por topi përplaset në traversë. Në minutat e fundit, Besa ushtron presion, ndërsa Vllaznia tenton përmes kundërsulm­it për të realizuar golin e dytë. As zëvendësim­et që bëjnë dy trajnerët nuk sjellin asgjë dhe ndeshja përfundon me fitoren e Vllaznisë B. Kuqeblutë këtë fitore të parë në kampionat e shohin si pikë kthese pas një sërë rezultates­h jo pozitive në këtë fillimkamp­ionati. Nga ana tjetër, kavajasit duket se po kalojnë një moment të vështirë dhe kjo ishte humbja e dytë radhazi në kampionat. SULMI

Me sa duket, sulmi është një prej pikave më të dobëta të kësaj skuadre. Lojtarët e këtij reparti nuk po arrijnë të shfaqen siç duhet, ndërsa shpërdoroj­në përpara portës. Megjithatë, ajo që vihet re tek ekipi i Besës së këtij sezoni është fakti se futbollist­ëve do t'u duhet kohë që të përshtaten me lojën e njëri-tjetrit. Kujtojmë që Besa e këtij sezoni u krijua në momentet e fundit përpara startit të kampionati­t. Synimi i Besës këtë vit është ngjitja në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania