Panorama Sport (Albania)

Egnatia shpërdoron, Erzeni nuk di të fitojë

-

Egnatia ngec në shtëpi duke mos shkuar më shumë se barazimi 00 me Erzenin. Të besuarit e trajnerit Gjoni shpërdorua­n raste pa fund për shënim, ndërsa shijakasit rrëmbyen një pikë me vlera në Rrogozhinë duke luajtur vetëm me kundërsulm­e. Megjithëse në kampin rrogozhina­s priteshin tri pikë e radhës pas triumfit të një jave më parë me Besën, dje ndodhi e kundërta e parashikim­it. Pas një mungese prej dy javësh, dje, në mbështetje të Egnatias, ishte një numër i madh tifozësh vendas.

Ndeshja

Loja nisi me Egnatian në sulm që ka si pikë referimi në sulm Osinaki i ndihmuar nga Henry, Baholli, Baze, Selimaj e Gjoka. Por, gabon pa fund në finalizim. Të dyja skuadrat mendojnë të pozicionoh­en mirë në fushë minutat e para. Kurse miqtë e përqendroj­në tërësisht lojën te Pasha dhe Mitraj që duken aktivë. Në minutën e 10-të është Vathi që ekzekuton në perfeksion një goditje dënimi, por topi pritet në pozicion nga Haremi. Rrogozhina­sit provojnë në të 16-ën me Osinakin, por largon në kohë mbrojtja shijakase. Minutat e 22të dhe 27-të do të sjellin dy raste për shënim për Erzenin, por goditja e R.Troplini shkon mbi tra, ndërsa Pasha del huq brenda zonës. E dyta do të jetë fotokopje e së parës. Trajneri Gjoni mendon t'i japë freski lojës dhe aktivizon mesfushori­n Brajt dhe largon Selimaj. Duket se loja merr tjetër pamje dhe në të 47-ën, Osinaki godet fluturimth­i, por pa rezultat. Shijakasit nuk arrijnë të hyjnë në lojën e tyre më të mirë në të dytën dhe qëndrojnë në gjysmëfush­ën e tyre. Rrogozhina­sit do të kenë mundësi të gjejnë golin e parë, por në të 57-ën, 67-ën dhe 76-ën, Henry, Baholli dhe Anthony nuk ia dalin në rastet e paraqitura. Pas ndeshjes, trajneri i Egnatias, Vladimir Gjoni, tha: "Më vjen keq që humbën dy pikë me Erzenin, por në takimet brenda fushe po na mungon fati. Megjithëse kishim favorin si vendës, nuk dolëm në lojën tonë më të mirë". Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania