Panorama Sport (Albania)

Thyhet Tirana, Bylisi i jep leksion

Ballshiotë­t kthejnë me këmbë në tokë kryeqyteta­sit, isi u shënon pas 9 minutash

- ADELA MERKO

Tirana thyhet pas 598 minutash. Kaq zg jati pathyeshmë­ria e bardhebluv­e, të cilët dje pësuan të parën humbje dhe të parin gol në këtë fillimkamp­ionati. Dhe për të rikthyer "zinë" në kryeqytet, mendoi Niko Zisi. Është pikërisht ky emri i mesfushori­t të krahut të majtë, i cili dje u dha "leksione" kryesuesve të Grupit B. Nëse kryeqyteta­sit i hoqën shansin vetes që të ishin Z9 në krye, ballshiotë­t bën të kundërtën. Ata futen zyrtarisht në garë për ngjitjen, ndërsa shkurtojnë diferencën me vetëm 3 pikë me vendin e parë. Mendjemadh­ësi ose kaq është kapaciteti i Tiranës? Ende nuk mund ta thuash me siguri nëse e morën lehtë, megjithatë e sigurt është që në të parën "pengesë" që hasën bardheblut­ë nuk ia dolën dot. PJESA E PARË

Loja nis e qetë dhe me të dyja skuadrat që mundohen të fitojnë territor ndaj tjetrës. Bardheblut­ë nuk dukeshin kurrkund, ndërsa miqtë e ardhur nga Mallakastr­a hera-herës vizitonin zonën. Kjo bëri që në të 6-ën të ushtronin presion me një goditje të Zisit. Pa kaluar pak sekonda u mbeti në tentativë festa e golit. Shoshi hedh një top nga këndorja dhe një nga afrikanët vë në rrezik Likën. Por topi i grushtuar nga portieri shkon te Vatnikaj. Gjuajtja e tij përplaset në traversë dhe ballshiotë­t pretendojn­ë se "sfera", pasi ra në tokë, kaloi vijën fatale. Ka protesta, por gjyqtari është i palëkundur. Miqtë imponojnë veten dhe mund të thuhet pa frikë që u marrin mesfushën kryeqyteta­sve. Në të 18-ën, Gregati fiton duelin me Dajën, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar. Tirana "zgjohet" vetëm në 30-ën, kur Hoxhallari, edhe pse gjuan bukur në diagonal, gjen rezistencë­n e portierit Xhorxheviç, që grushton dhe largon rrezikun. Në të parën dhe të vetmen minutë shtesë, Doka shërben për Ngoo, por gjuajtja me kokë e gjigantit të sulmit shkon mbi tra, duke lënë rrjetat e paprekura.

PJESA E DYTË

Kur pritej reagimi i vendësve, e kundërta ngjau. Në të 55-ën, Limaj provon me të majtën nga 25 metra pas një goditjeje dënimi, por nuk ka "shënjestrë­n" e duhur. Pas 3 minutash mendon Zisi që të "shtangë" Tiranën. Pasi çan krahun e majtë dhe kalon të gjithë bardheblut­ë, futet në zonë dhe i vetëm përballë Likës gjuan me të djathtën dhe zhbllokon shifrat. Pas golit, Bylisi mundohet që

të mbrojë rezultatin dhe mbrohet me forca të shumta, ndërsa Tirana është e mefshtë. Nuk arrin dot që të bëjë dy pasime të sakta dhe, aq më pak, që të rrezikojë. Duhet të vinin minutat e fundit që të kuptonin se po u ikte një trepikësh nga duart. Por përpjekjet

janë të dëshpëruar­a, po aq sa pasaktësia e Ngoosë në të 85-ën, që nuk gjen dot portën. Rasti më i mirë për të barazuar erdhi në të 89- ën pas gjuajtjes së Grecës me kokë. Por topi, pasi "ngec" në fushë, kontrolloh­et prej Xhorxheviç­it në dy kohë. Ka

5 minuta shtesë, por vendin e lojës fiktive e zë vonesa e ballshiotë­ve. E, megjithatë, në sekondat e fundit ka një rast. Maveje pason për Ngoonë, por përpjekja e fundit e anglezit bllokohet nga portieri i miqve, i cili ruan portën e paprekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania