Panorama Sport (Albania)

"2oli i artë( më krahasojnë me Berishën"

-

Niko Zisi është "heroi" i fitores së Bylisit. Edhe pse ka shënuar më parë, goli i djeshëm do të mbahet mend gjatë prej tij. Mesfushori i ardhur këtë verë në Ballsh ka firmosur për 4 vite, megjithatë klubi shpreson që në janar ta shesë 22vjeçarin, ndërsa pretendon që të arkëtojë të paktën 100 mijë euro. Dhe, në fakt, ky është plani edhe i fierakut, i cili ka një ngjashmëri të theksuar me Bernard Berishën. Thyhet Tiranën pas 589 minutash. Sa gjatë do të mbahet mend ky gol nga Zisi? Gjatë besoj. Pastaj ky është viti i parë që jam këtu në Shqipëri. Jam shumë i lumtur për golin dhe fitoren. Të gjithë djemtë janë të gëzuar që ia arritëm. E kemi merituar këtë fitore. Kemi punuar gjatë, jo vetëm këtë javë, por gjatë gjithë muajve që jemi bashkë.

Kur morët krahun e majtë dhe më pas ishit përballë me portierin Lika, e menduat që topi do të shkonte në rrjetë?

E mendova në fakt dhe, për fat, topi shkoi në rrjetë.

Dukeshit i sigurt që do shënonit...

U mundova dy-tri herë dhe ia dola të shënoja gol. Kjo është loja ime zakonisht. Këtë herë qëllova në shenjë.

Sa dinit për Tiranën para këtij dueli?

Për Tiranën nuk dija shumë gjëra. Vetëm që ka histori të madhe dhe ka fituar shumë tituj.

Ishte kundërshta­r i fortë në fushë?

Është skuadër shumë e mirë. Ndryshon nga skuadrat e tjera në këtë kategori. Por ishte merita jonë, pasi bëmë më së miri gjithçka kërkoi trajneri.

Mund të jetë Bylisi ekipi që do të rivalizojë për kreun e grupit B?

Po. Synimi ynë është të shkojmë në Superligë. Kjo u pa edhe sot (dje), pasi ishim realisht të motivuar. Ky është vetëm fillimi për ne.

Keni një ngjashmëri të madhe me Bernard Berishën në fushë. Jo vetëm në fizik, por mbi të gjitha në stil loje, madje edhe simulimet?

(qesh) Ma kanë thënë këtë. Që kur kam ardhur, më kanë thënë që i ngjaj si lojtar. Shpresoj që të kem fatin e tij dhe të shkoj jashtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania