Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Ishim zero në fushë, e merituam humbjen

"Kjo disfatë duhej që të na zgjonte, pres reagim"

- ADELA MERKO

Ze Maria e konsid eron humbjen jo vetëm të merituar, por saktëson se duhet për të "shkundur" lojtarët e tij. Trajneri brazilian ka folur hapur pas ndeshjes, ndërsa për mediat tha që skuadra e tij nuk bëri asgjë dhe ishte "zero" në fushën e lojës. Analiza do të jetë e thellë dhe e pranon se ka mbetur i mërzitur prej asaj që pa në fushë, megjithatë mendon që objektivi final nuk vihet në diskutim.

Thyhet Tirana, çfarë ndodhi kështu mister?

Duhej kjo.

Pse duhej...?

Duhet që të zgjohemi me patjetër. Një skuadër, e cila do që të fitojë titullin, nuk mund të prezantohe­t me këto kushte psikologji­ke në fushë dhe, mbi të gjitha, pa dëshirë. Paguam për atë që bëmë në fushë, pra ishim "zero". Ata e nisën mirë lojën, ndaj e kam thënë gjithnjë se duhet që ta nisim ndeshjen më të përqendrua­r. Vazhdojmë t'i dhurojmë 20- 30 minutat e para. Krijuam disa raste në të parën, ndërsa në të dytën për një pakujdesi u ndëshkuam. Dhe, me të drejtë. Madje, nuk mund të them asgjë më shumë për kundërshta­rët, pasi luajtën më mirë se ne dhe e merituan.

Çfarë nuk shkoi siç duhet sot ( dje) në lojën e Tiranës?

Po e përsëris, asgjë. Nuk ishim kurrkund si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në sulm apo ndërtimin e lojës. Nuk bëmë atë që prisja. Ndaj e merituam humbjen. Shpresoj që të reflektojn­ë, pasi që të ngjitesh në Superiore duhet të bësh shumë më shumë.

Mund të pësosh gol dhe të jesh në disavantaz­h, por a nuk shqetëson më shumë fakti që ekipi nuk reagoi...

E thashë, për 90 minuta ne nuk bëmë asgjë. Një ekip që do titullin, si Tirana mbi të gjitha, nuk mund të luajë në këtë formë. Dhe këtë gjë duhet ta kuptojnë mirë lojtarët, të vjetër dhe të rinj. Kur zbret në fushë me fanellën e Tiranës, duhet të japin më shumë se 100%. Një ekip që vrapon shumë, sikundër ndodhi sot ( dje) me Bylisin, të vendos gjithnjë në vështirësi kur jep vetëm 60 apo 70 të forcave. Dhe fundi pastaj është i pandryshua­r: humb ndeshjen.

Çfarë nuk shkoi siç duhet sot?

Po e përsëris, asgjë. Nuk ishim kurrkund si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në sulm apo ndërtimin e lojës. Nuk bëmë atë që prisja. Ndaj e merituam humbjen dhe shpresoj që të reflektojn­ë,

pasi që të ngjiten në Superiore, duhet të bëjnë shumë më shumë.

Jeni vetëm + 3 nga vendi i dytë, afrimi i Bylisit a jua komplikon objektivat?

Objektivi mbetet njësoj. Lojtarët e dinë se sa pikë duhet të lëmë dhe jemi ende

brenda planifikim­eve të bëra në fillim të kampionati­t. Ndaj nuk ka asgjë absurde. Humbëm një ndeshje, por kemi fituar gjashtë. Janë edhe shumë ndeshje për t'u luajtur, ndaj synimet nuk ndryshojnë.

U thatë gjë lojtarëve për

këtë paraqitje?

Jo, nuk fola sot ( dje). Gjëja më e mirë është që të mos flasësh kur je i mërzitur. Ndaj do flasim të martën, me mendje të freskët dhe të qetë. Por ata e dinë mentalitet­in dhe formën time të të menduarit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania