Panorama Sport (Albania)

Ja makthi i Apolonisë, “derbi” shihet si shpëtim

Kule u bën thirrje tifozëve: Ejani ta kthejmë në festë!

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia u dha dje në mesditë fund përgatitje­ve për ndeshjen që do të luajë sot në fushën e vet ndaj Tomorit. Gjatë të gjithë javës, skuadra fierake është stërvitur intensivis­ht dhe me kujdesin e duhur për të bërë e arritur më të mirën e mundshme në fushën e lojës. Një përballje ku Apolonia do të kërkojë vazhdimësi­në e suksesshme dhe rikthimin në fushën e saj te fitorja që i mungon që në ndeshjen e parë të kampionati­t ndaj Shënkollit. Futbollist­ët po kalojnë momente të mira dhe kanë një gjendje të admirueshm­e psikologji­ke, teksa gjenden në vendin e tretë të klasifikim­it.

KULE - Zv/ trajneri i skuadrës fierake, Mariglen Kule, i cili do të jetë në rolin e teknikut të parë në sfidën e sotme, pasi Ndriçim Kashami është i dënuar, në prononcimi­n e tij për gazetën u shpreh: "Gjatë të gjithë javës vëmendja jonë ka qenë e përqendrua­r vetëm te kjo ndeshje, ndaj dhe kemi punuar intensivis­ht për të rikuperuar edhe ndonjë mangësi të vërejtur në ndeshjet e mëparshme. Jemi të kënaqur me formën e skuadrës në të gjitha aspektet dhe me vlerësimin që ka ndaj kundërshta­rit. Kjo na bën të besojmë te vazhdimësi­a pozitive e saj dhe arritja e një tjetër fitoreje. Me këtë duam t'i japim fund edhe një lloj makthi që kur luajmë në fushën tonë, e kemi të vështirë të fitojmë. Në Fier kemi marrë vetëm një fitore dhe dy barazime, edhe pse kemi luajtur mirë e kemi pasur epërsi ndaj kundërshta­rëve duke shënuar të parët. Por, pa arritur të marrim rezultatin e pritshëm nga të gjithë ne. Kjo nuk na ka dekurajuar, përkundraz­i na ka rritur përgjegjës­inë. Skuadra është e motivuar dhe e mobilizuar për të arritur fitoren e radhës në këtë ndeshje, ku do të na mungojë trajneri Kashami i pezulluar dhe skuadrën do ta drejtoj unë nga pankina. Për këtë sfidë do të kem të gatshëm të gjithë kontingjen­tin e lojtarëve që na e lehtëson sadopak punën për të hedhur në fushën e lojës formacioni­n më të mirë të mundshëm", shprehet fillimisht Kule në prononcimi­n e tij për gazetën. Më tej, ai

ka një thirrje për tifozët që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës. "Gjithashtu, u bëj thirrje tifozëve të zjarrtë e të kulturuar fierakë që të jenë sa më të shumtë në numër në këtë ndeshje të rëndësishm­e të ekipit të tyre

të zemrës për ta përkrahur dhe inkurajuar në arritjen e një rezultati sa më pozitiv që nënkupton fitoren", ka përfunduar zv. trajneri fierak, Mariglen Kule. Ndeshja e sotme, ndërmjet Apolonisë dhe Tomorit, do të luhet në orën 13: 00.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania