Panorama Sport (Albania)

Kevitan gjen fitoren e parë, grushte në Pezë

- GOLAT: KEVITANI: SOPOTI: KARTONË TË VERDHË: KARTONË TË KUQ: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Kevitani ka gjetur fitoren e parë në këtë kampionat të Kategorisë së Dytë. Kryeqyteta­sit kanë mundur dje Sopotin me rezultatin 2-1. Në sfidën e luajtur në Pezë ka qenë një lojë shumë e fortë, ku janë akorduar tetë kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Shumë ndërhyrje të forta dhe lojë e ashpër me ndërhyrje të rënda nga lojtarët e të dy ekipeve. Madje, në fund të pjesës së parë, pati edhe grushte mes dy lojtarëve, të cilët u ndëshkuan menjëherë me kartonë të kuq. NDESHJA - Loja nis e qetë dhe Kevitani është më kërkues. Ndërsa, miqtë nga Librazhdi i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes. Megjithatë, Kevitan kalon në avantazh në minutën e 28-të me anë të Tabakut. Gjithçka po shkonte normalisht deri në minutën e 44-t, kur, pas një ndërhyrjej­e, është Tabaku i Kevitanit dhe Jugu i Sopotit që goditen me grushte me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, arbitri Amarildo Gjeçi, që dje bëri një gjykim perfekt, i ndëshkoi të dy lojtarët me kartonë të kuq. Me fillimin e së dytës, Kevitan fiton një penallti që e kthen në gol Jonuzi. U duk se gjithçka do të mbyllej këtu, por pak minuta më vonë është Sopoti që rihap ndeshjen duke ngushtuar diferencën me Seferin. Në këtë fraksion, gjyqtari Gjeçi detyrohet të nxjerrë tetë kartonë të verdhë për të dy ekipet për shkak të ndërhyrjev­e shumë të rënda të lojtarëve. Me gjithë përpjekjet për të barazuar, Sopoti nuk ia arrin dot qëllimit dhe sfida mbyllet me fitoren e Kevitanit me rezultatin 2-1.

A. Gjeçi, I. Cani ( Tiranë), Sh. Bejkollari ( Patos)

Arben Nase ( Tiranë) Sulejman Demolari (Tiranë)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania