Panorama Sport (Albania)

Kompletohe­t Tomori, Kaloshi: Ju tregoj pezullimin

-

Klubi i Tomorit ka rikthyer gjatë kësaj jave në seancat stërvitore tre futbollist­ët e pezulluar, ndaj të cilëve u vendos një masë ndëshkimor­e për mosimpenji­m në sfidën e javës së tretë ndaj Shkumbinit. Kohëzgjatj­a e tyre larg përgatitje­ve dhe pjesës tjetër të lojtarëve ka qenë për gati 22 ditë, duke bërë që edhe alternativ­at të jenë më të pakta për skuadrën beratase ndaj Turbinës, Bylisit dhe Tiranës, të cilat tashmë janë kaluar.

KALOSHI - Portieri Mikel Kaloshi, si dhe dy mesfushorë­t Xhulio Mirani dhe Ariel Drabo janë parë mjaft të fokusuar te përgatitje­t e kësaj jave. Por, vetëm për gardianin Kaloshi do të ketë një vend në 11-she. Në një prononcim për "Panorama Sport", portieri Kaloshi ka folur në lidhje me pezullimin dhe mënyrën sesi e ka përjetuar atë. Sakaq, 24-vjeçari ka komentuar edhe sfidën e sotme ndaj Apolonisë, ku beson se skuadra e tij do të tregohet e matur me skuadrën në fjalë dhe do të përpiqet të minimizojë gabimet. "E kam respektuar masën ndëshkimor­e që m'u dha nga klubi, pasi është një konceptim i tyre dhe jam i detyruar ta zbatoj përderisa ne kemi një kontratë me njëri-tjetrin. Në futboll ka ulje dhe ngritje, mirëpo e rëndësishm­e është që të rikthehesh më i fortë se kurrë për të vazhduar përpara dhe për të shkuar sa më lart të jetë e mundur. Ky penalizim ishte diçka që më ndodhi për herë të parë dhe realisht e kam përjetuar shumë keq. Megjithatë, dua ta fshij nga karriera ime këtë episod dhe të shikoj nga e ardhmja", u shpreh portieri Kaloshi. I pyetur në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj Apolonisë, gardiani përgjigjet: "Është një transfertë e fortë, sepse fierakët janë një klub me tradita, por duke parë gjendjen e skuadrës sonë dhe grupin e plotë për këtë javë besoj se do të dalim me 3-pikëshin nga kjo përballje", përfundoi prononcimi­n e tij portieri i Tomorit, Mikel Kaloshi. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania