Panorama Sport (Albania)

Pogradeci likuidon Naftëtarin

Kuçovarët mbeten në vendin e fundit dhe rrezikojnë seriozisht rënien në të Dytën

- ROMEO XINXIFI

Liqenorët kanë mun dur t'i shkëputen të ftohtit të fundit të tabelës. Një fitore me dy gola, një në çdo pjesë u ka sjellë tri pikët pogradecar­ëve në sfidën me Naftëtarin. Një fitore pa shumë shkëlqim, pasi loja nuk është ngjitur në nivele të kënaqshme. Megjithatë, ajo që gëzon më shumë stafin, janë pikët. Nga ana tjetër, Naftëtari mbetet në vendin e fundit në klasifikim dhe, me sa duket, do t'i duhet shumë punë për të mbijetuar në Kategorinë e Parë ku gjithmonë ka hasur probleme. NDESHJA

Në pjesën e parë janë vendësit që sulmojnë, por pa ndonjë rrezik konkret, ndërkohë që miqtë i besojnë

kundërsulm­it. Por, në dy momente Behari dhe Nallbati nuk gjuajnë në kuadrat. Vendësit kanë mundësinë më të mirë në minutën e 26të, kur Përe me kokë gjuan bukur, por topi del jashtë. Më pas është Çekiçi në dy mundësi të mira, por vetëm

sa i afrohet portës me goditjet e tij. Do të vinte minuta e 40-të që të zhbllokohe­j rezultati. Pas një goditje nga këndi, Çekiçi në zonë këtë herë është shumë i saktë me goditjen e tij potente dhe shënon, 1- 0. Ky fraksion mbyllet me fitoren e vendësve 1- 0. Në pjesën e dytë janë miqtë, të cilët guxojnë shumë në veprime sulmuese, duke vënë në rrezik në disa momente Malin, por pa rezultat. Allkanjari ka tentuar disa herë, por pa forcë në goditje. Vendësit më pas janë të vendosur më

mirë në fushë dhe sulmojnë me shumë forca. Kështu, Çekiçi së pari në fillimet e lojës dhe, më pas, Topllari kanë mundësi për shënim. Në minutën e 71- të ka një aksion më shpejtësi për liqenorët nga e majta e sulmit, topi gjen të zbuluar Shytin

që është i qetë për të shënuar golin e sigurisë. Deri në fund nuk ka më histori dhe Pogradeci siguron fitoren e radhës në fushën e vet. Një përballje e vështirë për Naftëtarin që vazhdon të mbetet në vendin e fundit në klasifikim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania