Panorama Sport (Albania)

Shënkolli nuk fal, Turbina mbetet në krizë

-

Shënkolli nuk fal në shtëpi dhe merr fitoren e radhës. Në tri takime në stadiumin e vet, lezhjanët kanë marrë po kaq fitore dhe janë ngjitur tashmë në vendin e 4-t. Një sfidë e zgjidhur shpejt nga vendësit që kanë shënuar dy gola brenda 30 minutave të para. Nga ana tjetër, Turbina e sheh veten në vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien. Ndeshja - Loja ka nisur shumë e shpejtë nga të dyja skuadrat, por më superiorë kanë qenë vendësit me anë të Kullit dhe Gegës. Në minutën e 9-të janë shënkollas­it që organizohe­n dhe ia dalin që, pas një kombinimi mes S.Danajt dhe Kullit, ky i fundit gjuan dhe shënon, 1-0. Ndonëse në avantazh, janë përsëri vendësit që luftojnë për dyfishimin e rezultatit, por shpërdoroj­në. Në të 20-ën janë miqtë që futen në zonën vendëse, por gjuajtjen e Roshit e pret Hasanaj. Në të 28-ën është S.Danaj që tregohet i saktë pas duke dyfishuar shifrat. Deri në mbyllje të fraksionit të parë të dyja skuadrat luftuan mjaft, por nuk ia dolën që të ndryshonin rezultatin. Fraksioni i dytë ishte po aq i fortë sa i pari, por miqtë ishin më të organizuar dhe nuk i lejuan sulmet e shënkollas­ve që të finalizohe­shin. Të parët janë miqtë cërrikas që i afrohen zonës shënkollas­e, por mbrojtja nuk lejoi shkeljen e saj. Në të 60-ën ishte Shënkolli që duhej të trefishont­e me anë të Kullit, por topi nuk i bindet dhe kalon larg kuadratit të Malajt. Në minutën e 79-të, cërrikasit fitojnë një penallti dhe nga pika e bardhë godet saktë Roshi dhe 2-1. Pas pësimit të golit vendasit u treguan më të kujdesshëm dhe në të 84-ën fitojnë një penallti. Nga pika e bardhë godet Mashi, por gabon duke e nxjerrë topin jashtë. Megjithatë, Shënkolli e ruan avantazhin deri në fund duke siguruar një 3-pikësh të rëndësishë­m. Ndërsa, Turbina këtë sezon duket se ka shumë probleme dhe do t'i duhet punë për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë. Lezhjanët e Shënkollit po përshtaten mirë me Grupin B, ku po marrin pjesë për herë të parë. Preng Gjikola GOLAT: Kulli 9', S.Danaj 28'/ Roshi 79'(p)

SHËNKOLLI: Hasanaj, Baku, Liçaj, Mirdita, Mashi, Çeku (A.Luzi 70'), Pjetrushi Selaci (R.Luzi 76'), Gega, S.Danaj, Kulli. ( Në dispozicio­n: Frroku, Nekaj, Mërdhoqi, Marku, Ramaj). Trajner: R.Kulli TURBINA: Malaj, Baçi, Dollani, Ferhati, Allamani, Gërço, Baku, Taulla (Qorri 63'), Gazheli, Sallaku, Roshi. (Në dispozicio­n: Doda, Cani, Doka, Sina, Bajrami, Shkreta). Trajner: S.Bardhi KARTONË TË VERDHË: Luzi 77'/ Gërço 83', Malaj 86' GJYQTARË: A.Stolaj, D.Agaraj, R.Dobruna (Tiranë), Xh.Mema (Durrës)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania