Panorama Sport (Albania)

Burreli nuk di të fitojë, “ringjallet” Tërbuni

-

Ekipi i Burrelit nuk di të njohë fitore në këtë kampionat. Në shtatë javë të luajtura deri tani, matjanët nuk kanë marrë asnjë fitore, duke pësuar katër humbje dhe vetëm tre barazime. Këtë të shtunë matjanët luajtën përballë Tërbunit të Pukës në stadiumin "Liri Ballabani" të qytetit të Burrelit. Ndeshja, e cila pretendohe­j të fitohej nga vendësit, u humb me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja - Janë miqtë që provojnë avantazhin që në minutën e shtatë të takimit. Taku provon nga një distancë e largët dhe mposht portierin e Burrelit, Hila. I vetmi rast i matjanëve në pjesën e parë është i Farrukut, i cili nuk arrin të shënojë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë, matjanët duken më agresivë, por që nuk arrijnë të finalizojn­ë aksionet. Lamptey mund të kishte shënuar në dy raste, por gjuajtjet e tij ishin të pasakta. Nga ana tjetër ishin miqtë që ndalën vrullin e lojës dhe me faulle të stisura, e vonuan lojën duke provokuar nervat e vendësve. Megjithëse matjanët ishin më shumë kërkues në pjesën e dytë, pukjanët arritën të kontrolloj­në mirë lojën duke dalë në kundërsulm­e herë pas here. Në minutën e 87-të është sërish Taku, i cili gjen rrjetën, duke shënuar golin e dytë të tijin dhe të fundit në këtë ndeshje. Ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit në shtëpi, trajneri i Burrelit, Shahin Berberi, iu shmang prononcimi­t për median, duke mos dhënë asnjë arsye. Nga ana tjetër trajneri i Tërbunit, Kreshnik Krepi, u duk shumë i lumtur për këtë 3-pikësh. Matjanët i janë rikthyer vendit të fundit në grupin A, pasi kanë vetëm tri pikë të siguruara deri tani me tri barazime. Duket se Burrelin këtë sezon e pret një garë shumë e vështirë. Një vit më parë, skuadra u rendit në 5-shen e parë në fazën e tretë, ndërsa këtë vit duket se do të luftojë fort për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë. Një ecuri negative që ka zhgënjyer shumë edhe tifozët vendës, të cilët nuk besojnë shumë te mbijetesa. Dritan Kurti GOLAT: Taku 7', 87' BURRELI: Hila, Sulejmani, Ibrahimlla­ri, Pashaj, Mema, Ujka, Stana (Livadhi 60'), Lika, Farruku, Gjonpalaj (Lamptey 36'), Polisi (Ogbejesi 71'). ( Në dispozicio­n: Hysa, Xhuveli, Lekgega, Ogbejesi, Mallunxa, Çupi, Livadhi). Trajner: Sh.Berberi TËRBUNI: Mëhidri, Beci, Balaj (Hoxhaj 80'), Prendi, Rrustemaj, Pepa, Saliaj, Taku (Zagani 89'), Nimani, Shaba, Janot (Hasanaj 72'). (Në dispozicio­n: Rexhepi, Hasanaj, Zagani, Hoxhaj, Dallneci, Blinishta, Neziri). Trajner: K.Krepi KARTONË TË VERDHË: Mema 47', Lika, 49', Hysa 63'(stol) GJYQTARË: R.Muska, D.Rexha, R.Zaimi (Tiranë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania