Panorama Sport (Albania)

Tirana feston në Durrës, Kamza i “përulet” Vllaznisë

Shkodranët bëjnë formalitet­in përballë rivalit modest

-

Janë luajtur dy ndesh jet e fundit për javën e katërt në kampionati­n e basketboll­it për meshkuj, Superliga. Dy takimet e luajtura në mbrëmje kanë qenë mjaft të rëndësishm­e për kreun e tabelës, ku takimi më interesant pritej ai në Durrës, ndërmjet Teutës që mbante më parë kryesimin dhe Tiranës kampione. Sfida e luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhuroi shumë emocione dhe në fund ishin kampionët që festuan. Ndeshja është mbyllur me fitoren e kryeqyteta­sve në një duel të kreut për basketboll­in e meshkujve. Teuta vinte në këtë takim pas një ecurie mjaft pozitive, ndaj pritej të zhvillohej një sfidë shumë e fortë. Pritshmëri­të u realizuan. Të dyja ekipet luajtën fort dhe me nivel, duke luftuar për çdo top. Pikët e para të takimit u përkasin vendësve, të cilët, të mbështetur edhe nga publiku i tyre, e nisin me shumë vrull. Nga ana tjetër, përgjigjet menjëherë Tirana me një trepikësh të Shimës. Miranovic te Teuta është mjaft aktiv dhe thuajse i pamarkuesh­ëm në minutat e para. Nga ana tjetër, dyshja Çopes- Çela merren vesh

mjaft mirë mes tyre, duke bërë që shumë shpejt bregdetarë­t ta shohin veten në avantazh pikësh. Disavantaz­hi prej 12 pikësh vetëm në periodën e parë zgjon kampionët, të cilët futen në periodën e dytë me një tjetër ritëm. Loja e tyre ka

rrjedhshmë­ri dhe saktësi, por në fundin e pjesës së parë, kampionët e shohin veten sërish në disavantaz­h ( 41: 35). Pas pushimit, Tirana e fillon sërish në sulm dhe, ndryshe nga kundërshta­ri, tregohet mjaft efektive. Teuta humbet shumë topa

në sulm, duke i dhënë mundësi kundërshta­rit të shënojë lehtësisht. 10minutësh­i i fundit bëhet mjaft i bukur, sidomos në sekondat e fundit, pasi kur kishin mbetur vetëm 60 sekonda lojë, diferenca ishte plus 3 në favor të Tiranës.

Pavarësish­t këmbëngulj­es së Teutës, asgjë nuk e ndryshoi rrjedhën e takimit, duke bërë që kampionët të marrin një fitore shumë të rëndësishm­e kundër një rivali për titull. Në takimin tjetër të luajtur në Shkodër, Vllaznia ka arritur një fitore ndaj Kamzës,

duke qenë brenda objektivav­e të saj dhe në një renditje komode. Shkodranët kanë vënë diktatin e tyre që në periodën e parë të lojës, duke e mbyllur takimin në favor të tyre 82-66. Senad Nikshiqi,

Roland Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania