Panorama Sport (Albania)

Goga Basket ruan kryesimin edhe pa zbritur në parket

-

Një takim shumë i luftuar ka qenë ai midis Flamurtari­t dhe Apolonisë, që dhuroi plot emocione deri në fund, ku kanë triumfuar vendësit falë edhe gjuajtjeve për tri pikë të Toskës dhe lojës mjaft të mirë të të gjithë lojtarëve të skuadrës. Fillimisht kanë qenë fierakët që e nisin mirë, duke e fituar periodën e parë 10-13. Në të dytën loja ndryshon në favor të vlonjatëve, të cilët fitojnë me dy pikë diferencë, 15-13. Kështu që, në fund të pjesës së parë është Apolonia që kryeson në shifrat 25-26. Pas pushimit, në fushë del një Flamurtar ndryshe, ku Toska tregohet i papërmbajt­ur, teksa shënon disa kosha radhazi me vlerë trepikëshe. Loja e Flamurtari­t vjen gjithnjë në ngritje, duke fituar në të tretën 2015 dhe në të katërtën 17-14 dhe përmbysur rezultatin e pjesës së parë në favor të tij, 62-55. Ndërsa takimi i luajtur në Elbasan, ndërmjet skuadrës vendëse dhe miqve nga Korça, është mbyllur në shifrat 74-64 për Elbasanin. Ka qenë loja e mirë me Lekën e Skëndajn në krye, të cilët u dhanë një tjetër hov elbasanasv­e. Për sa u përket periodave, verdheblut­ë fitojnë bindshëm 23- 9 në të parën, ndërkohë që humbin në të dytën 15-20. Pas pushimit, loja ekuilibroh­et disi, me periodën e tretë që fitohet nga elbasanasi­t 17-15 dhe e katërta që foli më mirë për miqtë dhe u mbyll 19-20. Gjithsesi, krejt takimi u fitua nga elbasanasi­t 74

64. K. Brahimaj, V. Mema

(23-9, 15-20, 17-15, 19-20)

ELBASANI: Kallupi, Shehi, Skëndaj, Mata, Qose, Leka, Isufi, Biçoku, Balliu, Kapllani, Kasemi. Trajner: B. Sinani SKËNDERBEU: Bala, Simaku, Thanas, Kristo, Stamuli, Topi, Duçi, Bello, Dervishaj, Kostari, Hatib. Trajner: I. Nika GJYQTARËT: E. Tiko, F. Malevi

(10-13,15-13,20-15,17-14)

FLAMURTARI: Ademi,Kosta, Lilaj, Bocaj, Sotiri, Toska, Qano, Mëhilli, Nuredini, Zanaj, Kollovi, Licaj. Trajner: V.Birce APOLONIA: Shkurti, Alimemaj, Xhaferri, Xhafaj, Prifti, Saiti, Bushi, Ajdhani, Bare, Ruzhdiaj, Salillari. Trajner: O.Profka GJYQTARË: A.Dulce, M.Majko

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme Teuta Tirana 71-78
Çast nga ndeshja e djeshme Teuta Tirana 71-78

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania