Panorama Sport (Albania)

Studenti dhe Partizani, vazhdon lufta në distancë

Kampionët thellojnë krizën e Skënderbeu­t

-

Studenti në volejboll për meshkuj ka arritur dje një tjetër fitore të radhës, e cila, pavarësish­t se në shifra ishte 1-3, ka qenë më shumë se e vuajtur përballë një Skënderbeu vërtet të rilindur, por që vetëm përvoja i mungon. Skënderbeu i trajnerit të ri, Pandush Kapedani, por me shumë emër në volejbolli­n shqiptar, ka zhvilluar një ndeshje vërtet të mirë. Seti i parë, në fakt, ka folur për miqtë, që e nisin mirë 2-4 dhe, më pas, 5-10 dhe 11-18. Deri në fund, miqtë kryesojnë dhe e mbyllin 16-25 në favorin e tyre. U duk sikur Studenti do ta kishte të lehtë deri në fund, por në setin e dytë Skënderbeu kthen gjithçka, madje luan mirë që në fillim. 5-2, 106 dhe më pas 16-11 dhe 2016 janë disa nga rezultatet e këtij seti, ndërkohë që në fund mbyllet 25-20 dhe setet barazohen në 1-1. Seti i tretë ka pamjen e të parit, ku përpiqet të bëjë diçka më shumë, por e ka të pamundur, pasi Studenti e fiton këtë set 17- 25. Seti i katërt i takimit është i bukur dhe Skënderbeu përpiqet që të kthejë disavantaz­hin. Disa herë barazohen shifrat gjatë këtij seti 8-8, 12-12 dhe 18-18. Më pas, Studenti kalon në avantazhin e 4 pikëve, të cilin e ruan deri në fund dhe fiton 21-25 dhe krejt ndeshjen 1- 3. Një takim më shumë se i bukur ai i djeshmi, falë edhe Skënderbeu­t që tashmë rivalizon me çdo skuadër, qoftë edhe me Studentin kryesues. Fitore e lehtë për Erzenin ndaj Elbasanit. Shijakasit

bënë detyrën duke triumfuar pastër me rezultatin 3:0. E njëjta tablo është paraqitur edhe në ndeshjen Partizani-Teuta, ku të kuqtë kanë triumfuar pastër 30, duke u vënë në ndjekje të Studentit me një pikë më pak.

Llazi Saro, Roland Gjini, A. Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania