Panorama Sport (Albania)

Bajerni nxjerr “Bosh” Dortmundin

Arjen Roben thyen rekordin e Xhovane Elber duke shënuar 93 gola në Bundesligë

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Në përballjen e javës së 11-të të Bundes ligës gjermane, skuadra e Bajernit të Mynihut ka arritur të mposhtë kundërshta­rët e Dortmundit në "Signal Iduna Park" me rezultatin 1-3. Tekniku i kampionëve gjermanë, Jup Hejnkes, ka aktivizuar skuadrën me formacioni­n klasik 4-2-3-1, ku është rikthyer edhe Xhoshua Kimish, i cili pritej të mungonte si pasojë e problemeve me stomakun. Ndërsa tekniku i verdhezinj­ve, Peter Bosh, ndryshe nga herët e tjera ka nisur skuadrën në fushë me formacioni­n 4-12-3 duke i dhënë prioritet sulmit. Që prej fillimit të pjesës së parë, të dyja skuadrat kanë pasur një rivalitet të jashtëzako­nshëm duke ndezur sfidën në "Signal Iduna Park". Mirëpo skuadra e Bajernit ka qenë e para, e cila ka arritur të zhbllokojë rezultatin, falë një krosimi fantastik të Tiagos drejt Hames Rodrigez, i cili, pasi ka ndaluar topin, i jep një pasim perfekt Arjen Roben duke kaluar skuadrën në avantazhin 01 në minutën e 17- të. Për "holandezin fluturues", ky ka qenë goli i tij i njëmbëdhje­të në 20 sfidat e luajtura ndaj verdhezinj­ve të Dortmundit dhe ka arritur të thyejë rekordin në Bundesligë të Xhovani Elber me 93 gola të shënuar. Pas zhbllokimi­t të rezultatit, skuadra e Hejnkes ka arritur të dominojë dhe të marrë nën kontroll lojën ndaj vendësve. Vetëm 20 minuta pas golit të parë, bomberi polak Robert Levandovsk­i, i cili është rikthyer pas një jave dëmtim, ka arritur të shënojë golin e dytë me anë të një finteje duke kapur të papërgatit­ur mbrojtësit verdhezi dhe portierin Roman Byrki. Në gjysmën e dytë të betejës së titanëve

të futbollit gjerman, Bajerni ka qenë më i fokusuar në lojë duke krijuar edhe mjaft mundësi për të shënuar, por bomberi polak Robert Levandovsk­i nuk ka arritur të gjejë kuadratin e portës së Byrkit. Nga ana tjetër, skuadra e trajnerit holandez, Peter Bosh, ka

qenë e pakoordinu­ar duke shfaqur probleme në mbrojtje dhe në pjesën e mesfushës. Kampionët gjermanë kanë shënuar golin e tyre të tretë falë mbrojtësit David Alaba, i cili, pas një goditjeje dënimi, ka çorientuar mbrojtjen bavareze duke e kapur të papërgatit­ur

portierin Byrki në minutën e 67-të. Në minutën e 81-të, gjyqtari i kësaj sfide, Tobias Shtiler, ka pësuar një kontraktim të muskujve të këmbës, ku, si pasojë, është dashur ndërhyrja e ekipit mjekësor. Në minutat e fundit të lojës, skuadra e Dortmundit ka shfaqur një agresivite­t

të madh ndaj bavarezëve duke arritur edhe të kërcënojnë disa herë portën e Sven Ulraish. Në minutën e 88-të të kësaj përballjej­e, falë një kalimi të jashtëzako­nshëm nga Kristian Pulisiç, topi ka kaluar te mbrojtësi Mark Bartra, i cili ka finalizuar me anë të një

goditjeje spektakola­re duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij. Në këtë mënyrë, skuadra e kampionëve gjermanë ka thelluar edhe më tej diferencën me vendin e dytë të klasifikim­it, duke kapur kuotën e 26 pikëve duke kryesuar Bundesligë­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania