Panorama Sport (Albania)

Panuçi grumbulloi Bashën e dëmtuar, jo Balajn e rikuperuar

Absurditet­i me listën, Bari nuk e kishte dje në stol

-

Dy ditë më parë, Kristian Panuçi bëri publike listën e lojtarëve të grumbullua­r për ndeshjen miqësore me Turqinë dhe ra në sy mungesa e futbollist­ëve sulmues, pavarësish­t se italiani premtoi lojë ofensive. Vetëm Armando Sadiku është sulmues i deklaruar, ndërsa për këtë ndeshje nuk u thirr Bekim Balaj. Në kohët e fundit ka vuajtur nga një dëmtim, por duket se ka lënë pas gjithçka dhe ditën e djeshme ishte i grumbullua­r nga ekipi i tij, Akhmat Grozni, pavarësish­t se nuk pati minuta në fitoren e arritur kundër Rostovit. BASHA I DËMTUAR

Çudia më e madhe është që Panuçi ka grumbullua­r për këtë sfidë miqësore një lojtar të dëmtuar si Migjen Basha, i cili ditën e djeshme nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Barit për ndeshjen ndaj Salertinat­ës. Gjatë kësaj jave, ai nuk është stërvitur me skuadrën, por ka bërë vetëm terapi intensive. Megjithatë nuk ia doli të ishte i gatshëm për ndeshjen e djeshme. Kjo duket se nuk i ka bërë përshtypje trajnerit

Panuçi, i cili e ka grumbullua­r. Ndoshta Basha do të grumbulloh­et dhe do t'u nënshtrohe­t kontrollev­e nga mjekët e Kombëtares për t'u lënë më pas i lirë, ose ndoshta mund të rikuperohe­t në ditët që do të zhvillojë përgatitje­t me kuqezinjtë.

Panuçi me të drejtë mund të thotë se ndeshja me Turqinë është thjesht një miqësore ku ai kërkon të eksperimen­tojë, por sigurisht që bie në sy fakti që grumbulloh­et një lojtar i dëmtuar dhe nuk thirret një lojtar që është rikuperuar plotësisht dhe po pret momentin e tij për të ndihmuar Kombëtaren shqiptare. E çuditshme është edhe mungesa e Kaçes, i cili u rikthye me bujë dhe ishte lojtari që shkëlqeu me Spanjën dhe Italinë, por Panuçi këtë herë ka vendosur ta lërë në shtëpi...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania