Panorama Sport (Albania)

Luajnë skuadrat që e mbajnë më shumë topin

-

- E vetmja fitore e Sitit në 9 ndeshjet e fundit kundër Arsenalit ishte ajo 1-0 në Premier Ligë sezonin e shkuar në "Etihad".

- Arsenali ka shënuar të paktën dy gola në 8 nga 10 përballjet e fundit, ndërsa Siti nuk e ka ruajtur kurrë të paprekur rrjetën gjatë kësaj serie.

- Një humbje e 24-t kundër Arsenalit do të barazonte rekordin e Sitit për numrin e disfatave të Premier Ligë ndaj një skuadre. Vetëm Çelsi i ka mundur ata 24 herë deri më sot. - 28 pikët që ka grumbullua­r Siti deri tani kanë barazuar rekordin e Premier Ligës pas 10 javëve të para. Dy ekipet e mëparshme që e kanë arritur këtë rekord kanë qenë (Çelsi i Murinjos në 2005 dhe Siti i Mançinit në 2011): që të dyja këto ekipe fituan titullin.

- Skuadra e Guardiolës mund të barazojë rekordin e klubit në kampionat, me 9 fitore radhazi brenda një sezoni, të cilin e vendosi në shkurt 1947, kur luante në kategorinë e dytë. - Siti bëri 844 pasime në fitoren ndaj Uest Bromuiç, rekord në Premier Ligë që kur "Opta" ka nisur të mbajë statistika­t (2003). - Leroi Sane ka vendosur këmbën e tij në 11 gola në 7 ndeshjet e fundit të Premier Ligës dhe ka shënuar apo asistuar në 4 në 5 ndeshjet e tij të fundit në kampionat.

- Siti ka shënuar 35 gola në kampionat këtë sezon, duke thyer rekordin e startit më të mirë që Guardiola bëri me Barçën (34 gola gjatë 2008-09). - Siti (71%) dhe Arsenali (65%) kanë mesataren më të lartë të mbajtjes së topit në Premier Ligë këtë sezon.

- Arsenali vjen gjithashtu në një formë fantastike: ata kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net (1 humbje).

- Arsen Venger është i vetmi trajner që e ka mundur Pep Guardiolën, ndërsa ai ka qenë në stolin e Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Sitit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania