Panorama Sport (Albania)

Reali do Poçetinon e Dele Alin, Totenhemi i josh me... “Bentley”

Perez e ka dëshirën e parë për të zëvendësua­r Zidanin

-

"Ne jemi Totenhemi. Mund të mundim çdo skuadër këtë sezon". Mauricio Poçetino është i bindur në cilësitë që Spërsat kanë pas fitores ndaj Realit të Madridit në Champions. Jo më kot, kampionët e Europës e kanë vendosur argjentina­sin në listën e dëshirave si kandidatin numër 1 për të zëvendësua­r Zinedin Zidanin në rast shkarkimi. Historia në Spanjë thotë se Reali nuk do të mund të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës, pasi kurrë nuk ka ndodhur që të bëhet "remuntada" kur ata janë renditur 8 pikë pas kreut. Dhe "DailyMail" shkruan se Perez ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm dhe nga Spërsat nuk kërkon vetëm Poçetinon, por edhe një yll në fushë, Dele Alin. 36 orë pas lavdisë kundër madrilenëv­e, Poçetino udhëtoi në stërvitje me "Bentley"-n që i dërgoi presidenti Daniel Levi, i cili do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur nën kthetrat e tij dhe larg atyre të spanjollëv­e: "Të jem i sinqertë, unë preferoj të ngas 'Smart'-in tim. Por kur atë ma merr gruaja, atëherë më mbetet 'Bentley'. Sfida është të vazhdojmë kështu, sepse Totenhemi është një klub i shkëlqyer", tha me humor trajneri, i cili sot do të ketë derbin me Kristal Palasin në "Wembley". Spërsat do të jenë pa portierin Loris dhe mbrojtësin Aldervaire­ld, të cilët u dëmtuan ndaj Realit. "Për ne është e rëndësishm­e që të ngushtojmë diferencën me kreun. Humbja kundër Junajtid ishte shumë e dhimbshme. Duhet të jemi shumë të përqendrua­r për Palasin, sepse ka po aq vlerë sa ndeshja me Realin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania