Panorama Sport (Albania)

Morata: Me Zhozenë vazhdoj ende të flas, por sot ai do të jetë armiku im

Sulmuesi i Çelsit ka një marrëdhëni­e speciale me ish-trajnerin

-

Zhoze Murinjo ka shkëmbyer vazhdimish­t mesazhe në telefon me sulmuesin e Çelsit, Alvaro Morata, që prej verës deri në ditët e sotme. Një lajm të tillë e zbulon vetë ish-talenti spanjoll i Realit, i cili ishte një objektiv i "djajve" gjatë merkatos së fundit, por në fund ata vendosën të transferoj­në Romelu Lukakun. Megjithatë, kontaktet e Moratës dhe trajnerit të Junajtid nuk u ndërprenë as pas transferim­it të tij në "Stamford Bridge". "Ne flasim dhe nuk e kemi bërë vetëm gjatë kësaj vere. Unë kam një marrëdhëni­e të mirë me Zhozenë", tha Morata. "Ai ishte trajneri im i parë në futbollin profesioni­st dhe më dha shansin të isha një i tillë. Ndonjëherë shkëmbejmë mesazhe, por jo për të folur për futboll, por për të pyetur njëri-tjetrin nëse gjithçka është OK dhe bëjmë edhe ndonjë shaka. E vlerësoj shumë komunikimi­n me ish-trajnerin tim, sepse ai ishte i pari. Por tani është rivali im dhe këtë të diel duhet të fitojmë. Është bukur të luash me Murinjon dhe të fitosh me të, por tani është koha të provojmë që të fitojmë me Konten dhe kemi një shans të shkëlqyer", shtoi 25-vjeçari për "Sportsmail". "Unë kisha shansin për të shkuar te Mançester Junajtid dhe skuadra të tjera në Premier Ligë. Por ajo që është e rëndësishm­e tani, është se jam pjesë e Çelsit dhe jam i lumtur për këtë. Është koha për të luftuar për fanellën blu. Unë dua të luaj mirë dhe të fitoj me këtë fanellë. Konte është një trajner fitues. Ai, Majkëll Emenalo (drejtori teknik i Çelsit) dhe Marina Granovskai­a (drejtoresh­a) më telefonuan dhe nuk kishte shans që unë t'i refuzoja. Ata më treguan sesa shumë më donin", shtoi Morata. Numri 9 i kampionëve të Anglisë ka pasur emocione të përziera këtë sezon. Ai startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar shtatë gola në tetë ndeshje, por më pas pësoi një tërheqje muskulore dhe nuk shënon prej 6 ndeshjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania