Panorama Sport (Albania)

Mou sulm Kontes: S'jam qaraman

"Nëse dikujt tjetër do t'i mungonte Pogba, do ankohej çdo ditë që e kishte të dëmtuar"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zhoze Murinjo e ka re fuzuar ofertën për të takuar ultrasit e Junajtid dhe diskutuar mosmarrëve­shjet mes tyre. Kritikat për stilin e "djajve" në ndeshjet e fundit të Premier Ligës ndaj Liverpulit dhe Totenhemit e zemëruan Murinjon, i cili thumboi tifozët pas sfidës me Benfikën në Champions: "Shpresoj që ta keni shijuar fitoren më shumë sesa ajo ndaj Totenhemit". Disa vërshëllim­a u dëgjuan edhe pasi Murinjo, skuadra e të cilit udhëton drejt Londrës sot për përballjen me Çelsin, zëvendësoi Rashfordin për Marsialin në fitoren e së shtunës së shkuar 1-0 kundër Spërsave. Në fund të ndeshjes, trajneri portugez i kritikoi tifozët për mungesë respekti ndaj Lukakut (kërkonin zëvendësim­in e belgut). "The Manchester United Supporters Trust" (MUST) e ftoi teknikun në një takim për të sheshuar mosmarrëve­shjet, por Murinjo i refuzoi: "Unë nuk mund të takohem me çerekun e planetit. Mendoj se ¼-ta e botës është e kuqe me Junajtid. S'mund t'i takoj dot të gjithë". ATMOSFERA

54-vjeçari mund të përballet edhe me presionin e tifozëve të ish-skuadrës së tij, Çelsit sot në "Stamford Bridge". Pritja e trajnerit më të suksesshëm të historisë së klubit, në rikthimin e tij të parë me Junajtid 12 muaj më parë, nuk ishte shumë e ngrohtë dhe portugezi kaloi një ditë të zymtë pas humbjes 4-0. Murinjo thotë se ai nuk ka asnjë problem me tifozët e Çelsit që reaguan negativish­t ndaj tij: "Nuk ka asnjë problem. Unë eci në rrugë jashtë botës së nxehtë të futbollit dhe shumë tifozë të Çelsit ndalojnë për të më përshëndet­ur, veçanërish­t në

zonën ku jetoj. Dhe nuk ka pasur asnjë që nuk është sjellë mirë me mua. Ajo që ndodh brenda stadiumit është një tjetër gjë. Kur unë shkoj në 'Stamford Bridge' jam trajneri i kundërshta­rit të tyre, kështu që e pranoj çdo reagim të tyre me respektin maksimal".

MATIÇ

Menaxheri i 20 herë kampionëve të Anglisë thotë edhe se është i surprizuar që i është ofruar shansi për të transferua­r Nemanja Matiçin nga Antonio Konte gjatë verës: "U surprizova kur menaxheri i tij më telefonoi dhe më pyeti: 'E do

Nemanja Matiçin?' U surprizova, sepse e njoh menaxherin e tij dhe është shumë i drejtpërdr­ejtë e nuk bën manovra për të përfituar dhe i thashë menjëherë 'po'".

KONTE

Në konferencë, Konte e injoroi Murinjon duke thënë se

rivali i tij ishte Siti i Guardiolës. Nuk është një risi fakti që ka shumë pak dashuri mes portugezit dhe italianit, të cilin Mou e akuzon si qaraman për dëmtimet, pavarësish­t se edhe skuadrës së tij i mungojnë 6 lojtarë: "Mendoj se është faji im, sepse unë duhet të qaj çdo javë për dëmtimet tona. Çdo trajner tjetër do të fliste çdo ditë për Pogbanë 'Oh, nuk kam Pogbanë... oh, kur kam Pogbanë... oh, 10 ndeshje pa Pogbanë... oh, gjithë ndeshjet e fazës së grupeve të Champions-it pa Pogbanë...' Por unë s'kam folur një herë të vetme për mungesën e tij".

 ??  ??
 ??  ?? Për t'i treguar botës sesa i qetë është përpara ndeshjes me Çelsin, Murinjo postoi një foto me vajzën e tij Matildë ku i uronte asaj 21-vjetorin
Për t'i treguar botës sesa i qetë është përpara ndeshjes me Çelsin, Murinjo postoi një foto me vajzën e tij Matildë ku i uronte asaj 21-vjetorin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania