Panorama Sport (Albania)

Kriza te Reali, Zidan ngre zërin

rajneri: abimet nuk falen më, por unë nuk jam trajneri më i keq në botë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Las Palmas nuk ka fituar kurrë në Madrid, por ka gjithmonë një herë të parë. Shpresat për të bërë histori janë të shumta dhe shanset gjithashtu, duke parë ecurinë negative që po kalon Reali i Madridit. Në 37 ndeshje të luajtura ka pësuar 32 humbje dhe 5 barazime. Vitin e kaluar ishte shumë pranë arritjes së një rezultati pozitiv, por ndeshja u barazua në fund. Në prag të kësaj sfide, trajneri Zinedin Zidan ka thënë se skuadra është në moment negativ, por do të reagojë për të arritur fitoren. Por, trajneri francez nuk e pranoi që ky është momenti negativ i karrierës së tij. Madje, ai ngriti zërin duke iu kundërpërg­jigjur gazetarëve se nuk është trajneri më i keq në botë.

OPINIONET - "Mua më interesojn­ë shumë pak ato që thonë të tjerët. Unë nuk isha as trajneri më i mirë në botë për sezonin që zhvilluam, por nuk jam as më i keqi në botë për faktin se nuk po kalojnë një moment pozitiv. Unë jam gjithmonë në mes, sepse e di që futbolli i tillë është. Ka uljengritj­et e tij".

KOMBËTARET- "Më vjen shumë mirë që Ronaldo nuk është grumbullua­r, sepse ka luajtur shumë ndeshje dhe ka nevojë për pushime. Bejl gjithashtu nuk do të shkojë të luajë me kombëtaren e tij, por as

me Las Palmasin. Nuk është ende gati".

NDESHJA- "Duhet të luajmë mirë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Duhet të vrapojmë më shumë se kundërshta­ri dhe, nëse i bëjmë këto gjëra, sigurisht që do të fitojmë. Kur humbasim,

ndodh vetëm për faktin se kundërshta­ri ka bërë ndeshje më të mirë sesa ne".

BBC- "Sigurisht që më mungon. Nuk i kam pasur gati, por mungojnë edhe lojtarë të rëndësishë­m si Karvahal, Bejl dhe Kovaçiç. Dua që të jenë të gjithë gati dhe pastaj do ta

kemi më të lehtë të fitojmë".

KUJTESA- "Pak rëndësi ka se çfarë mbajnë mend njerëzit. Unë dua që skuadra të arrijë rezultate pozitive dhe të dalim nga ky moment i vështirë në të cilin ndodhemi. Jam i sigurt dhe kam besim që do të rikthehemi shumë shpejt".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania