Panorama Sport (Albania)

Nga "parajsa në ferr", çfarë po ndodh me heronjtë e Kardifit?!

-

Heronjtë janë "kryqëzuar". Transformi­mi i çuditshëm që ka pësuar skuadra e Realit ka bërë që gazeta "AS" të analizojë formën e 11 lojtarëve titullarë në finalen e Champions-it të vitit të kaluar, me atë aktualen. Vetëm Kasemiro dhe Isko shpëtojnë, ndërsa të tjerët duhet të bëjnë më shumë.

KEJLOR NAVAS- Vitin e kaluar nuk e nisi sezonin mirë dhe bëri gabime fatale me Dortmundin dhe Betisin, por pastaj në fund ishte vendimtar në arritjen e objektivav­e. Luajti 41 ndeshje dhe pësoi 50 gola. Këtë sezon e nisi më mirë, por dëmtimi e ka lënë jashtë dhe Reali po e vuan mungesën e tij.

KARVAHAL- Pa shumë shkëlqim në start, por transformi­mi që pësoi gjatë sezonit ishte i jashtëzako­nshëm. Në 41 ndeshje vitin e kaluar shënoi 1 gol dhe dha 12 asiste. Ronaldo e përmendi që mungesa e tij po ia vështirëso­n punën Realit.

VARAN- Në sezonin e shkuar ia doli përfundimi­sht t'i zërë vendin e titullarit Pepes. Kur është mirë fizikisht, nuk e kalon askush. Por kjo ndodh shumë pak herë. Vitin e kaluar humbi 15 ndeshje prej dëmtimit dhe këtë sezon ka humbur 3 prej tyre. RAMOS- Deri tani është lojtari më i aktivizuar nga trajneri Zidan me 1440 minuta. Ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, por sezoni i kaluar ishte më i miri për të. Shënoi 10 gola, mes tyre disa shumë të rëndësishë­m. Në Kardif vuajti në pjesën e parë, por në të dytën u shfaq Ramosi që njohim. MARSELO- Braziliani i vitit të kaluar duket se nuk është më. Ka humbur 3 ndeshje për dëmtim dhe 1 për pezullim. Humbi 26 herë topin ndaj Totenhemit dhe 16 herë ndaj Gironës. Dy ndeshjet më negative për momentin. Marselo i vjetshëm ishte një "bishë" që nuk ndalej së vrapuari... KASEMIRO- Është ndër të vetmit që ka mbajtur të njëjtin hap, por bashkë me skuadrën ka rënë edhe ai në "humnerë". Ndaj Totenhemit rikuperoi 11 topa dhe humbi 9. Vetëm 16 nga 57 pasimet e tij ishin në fushën kundërshta­re. MODRIÇ- Forma e tij është shumë shqetësues­e. Nëse Modriç është keq, atëherë Reali nuk funksionon. Është lojtari i katërt më i aktivizuar, por ende nuk po gjen shkëlqimin e vitit të kaluar. KROS- Vetëm 5 topa të rikuperuar dhe 17 të humbur. Ta mendoni që diçka e tillë i ka ndodhur një mesfushori si Toni Kros. Kjo do të thotë se Reali është vërtet në krizë identiteti.

ISKO- Gjysma e dytë e sezonit të kaluar ishte spektakola­re dhe ai po mban të njëjtin ritëm edhe në fillimin e këtij sezoni. Ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 4 asiste. Për momentin, është i pazëvendës­ueshëm.

RONALDO- Pavarësish­t se ka shënuar 6 gola deri tani në Ligën e Kampionëve, portugezi nuk është i njëjti. Ndryshimi i pozicionit në fushë duket se i ka shkaktuar probleme. Pezullimi në fillim të sezonit, por edhe çështjet gjyqësore e kanë penguar të jetë vetvetja. BENZEMA- Njeriu i paprekshëm i Zidanit. Ai nuk diskutohet, por e tradhtojnë shifrat. Deri tani po kalon momentin më negativ që nga koha kur është në Madrid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania