Panorama Sport (Albania)

Nga merkatoja te renditja: Milanit i kushton 12 mln € pika

Miliona për pikë, ja ecuria e klubeve të Serisë A

-

Historia që "kush më shumë shpenzon, fiton" funksionon për hidrauliku­n, pazarin e shtëpisë ose këpucët e tenisit: futbolli është diçka tjetër. 80 ditë nga nisja e Serisë A dhe 2 muaj nga mbyllja e merkatos më "të çmendur" në historinë e kampionati­t italian (835 milionë euro), klasifikim­i i A- së konfirmon një bindje të vjetër dhe tashmë të konsolidua­r: paratë janë të rëndësishm­e, ndihmojnë, bëjnë të lumtur tifozët, por nuk janë të mjaftueshm­e. Madje me raste mund të kthehen (në mënyrë paradoksal­e) në një pengesë.

"DJALLI" I PËRHUMBUR - Çdo analogji me Milanin është tërësisht e paramendua­r. Kuqezinjtë ishin klubi që u rendit në vendin e parë për sa u përket investimev­e në merkato (194.50 milionë), por aktualisht janë në vendin e tetë në renditjen e vetme që ka rëndësi. Bilanci bëhet tragjik, kur mendon se çdo pikë në Serinë A i ka kushtuar "Djallit" 12 milionë euro në klasifikim­in rendiment- shpenzim, ku për çdo pikë përllogari­tet të ketë shpenzuar "vetëm" 1 milion euro.

TARE "KRYEVEPËR" - Igli Tare nxori nga arka vetëm 28.5 milionë për t'i shtuar grupit Marusiçin, Nanin, Lukas Leivan dhe sot Lacio e sheh veten në vendin e katërt. Quhet nuhatje për biznes dhe në rastin specifik e gjithë merita i takon drejtorit sport- iv shqiptar, "alkimistin" e merkatos që ka vënë në duart e trajnerit Simone Inzagi një skuadër të shkëlqyer që po i bën ballë edhe Europës. Pak investime, por të përqendrua­ra, një model biznesi sportiv ekzemplar.

JO KEQ INTERI E JUVENTUSI - Jo keq as Interi (2.55 milionë për pikë): blerjet po japin të gjitha rezultat (Shkrinjar, Vesino, Borha Valero), megjithëse "Suning" nuk shpenzoi pak ( 80 milionë euro, i 4-ti në Serinë A). Me siguri jo më pak se Juventusi, që me 150 milionët e derdhur ka një rendiment modest (përtej 5 milionëve për secilën nga 28 pikët e grumbullua­ra), që nuk po garanton (siç ishte menduar) vendin e parë. 26 ndeshje nga fundi, shumë gjëra mund të ndodhin. Mund të shkojë më mirë ose më keq, për të gjithë... përveç Beneventos: 20 milionë të shpenzuar dhe zero pikë. Ujë nga të gjitha anët. E vështirë, por mjafton një "hidraulik" i mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania