Panorama Sport (Albania)

Zikaltrit rekord, “demat” duhet të vrapojnë

-

Është një Inter në formë të shkëlqyer atletike ai që sot (në 12:30) do përballet me Torinon në "San Siro". Skuadra zikaltër ka vrapuar më shumë se të gjithë në javën e 11- të të Serisë A: 117.68 kilometra në total të përshkuara në fushën e gjelbër të "Bentegodit" për të mposhtur 2-1 Veronën. Për të krijuar një ide, Torino kundër Kaljarit në "shtëpi" përshkoi 104.47 kilometra. Kjo statistikë e lidhur me Ikardin me shokë i takon gjithë kësaj pjese fillestare të kampionati­t italian. Interi është skuadra e katërt në Serinë A për sezonin 2017-18 për kilometra të përshkuara. Mes të "mëdhave", vetëm Lacio (mesatarish­t 110.47 kilometra për ndeshje) vrapon lehtësisht më shumë se zikaltrit. Skuadra e Spaletit ndodhet në kuotën mesatare 110.33, me një diferencë prej disa dhjetëra metrash. Në vendin e parë të këtij klasifikim­i ndodhet Fiorentina, në vendin e dytë Atalanta.

TË TJERAT - Janë më të distancuar formacione­t e tjera që ndodhen në vendet e para të klasifikim­it: Napoli i Elseid Hysajt është i 9-ti me 109.34 kilometra për ndeshje, Juventusi i 12-ti (107.05) dhe Roma e 16-ta (106.41). Është normale që trajnerët dozojnë forcat te grupet e lojtarëve, të cilët luajnë edhe në Ligën e Kampionëve. Ndërsa (siç tregojnë të dhënat e Atalantës dhe Lacios) Liga e Europës mund të lërë më shumë forca për të shpenzuar, duke përjashtua­r rastin e Milanit, që ndodhet në vendin e 18-të për kilometra të përshkuara në kampionat, shumë i shkëputur në krahasim me skuadrën e Bergamos dhe kryeqyteta­sve, të angazhuar në të njëjtin turne ndërkombët­ar. Interi, në krahun tjetër, po shfrytëzon më së miri mungesën në kompeticio­net e Europës. Duke shtuar edhe faktin që kohët e fundit zikaltrit po zbresin në fushë me të njëjtën 11-she të titullarëv­e. VESINO "MARATONOMA­K" - "I palodhuri" te zikaltrit është Vesino: vrapuesi i 11-të në Serinë A me 11,42 kilometra për ndeshje. E ndjek Perisiç (i 22ti, me 11.07). Jo më kot dy nga elementët kyçë të Spaletit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania