Panorama Sport (Albania)

Armë pa leje, SHBA i refuzon vizën Godellit

Presidenti joza e pranon: Problemet me ligjin e dogjën

- ABDULLA DUSHKU

Shqipërisë i është hapur "drita jeshile" për pjesëmarrj­e në Botërorin e Peshëngrit­jes që do të zhvillohet në SHBA. Kështu Kombëtarja jonë e Peshëngrit­jes do të marrë pjesë në këtë kompeticio­n, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Hjuston. Mësohet se, ndonëse presidenti Gjoza e ka informuar për pezullimin 1vjeçar të |ederatës shqiptare, drejtori i akreditime­ve të Botërorit, pasi e ka siguruar Gjozën se do të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të marrë pjesë në Botëror, i ka kërkuar atij që të fillojnë procedurat me pajisjen me vizë të Kombëtares shqiptare. Kështu Shqipëria po bëhet gati dhe do të marrë pjesë me 5 peshëngrit­ës në këtë Botëror, pikërisht: Daniel Godelli e Erkan ~erimaj për peshën 77 kg, Briken Salija për peshën 69 kg dhe nga kombëtarja e femrave Romela Begaj e Evangjeli Veli. Ka qenë shefi i akreditime­ve të këtij kampionati, Meredit Par, ai që i ka kërkuar presidenti­t Elez Gjoza emrat e sportistëv­e që do të marrin pjesë në Botëror. Mirëpo, me një prej këtyre peshëngrit­ësve ka pasur një problem për pajisjen me vizë në Ambasadën Amerikane. Bëhet fjalë për Daniel Godellin. Ai ka aplikuar për vizë pranë Ambasadës Amerikane, por ajo ka kthyer një përgjigje negative duke ia refuzuar atë peshëngrit­ësit tonë.  kontaktuar nga "Panorama Sport", presidenti i | ederatës së Peshëngrit­jes, Elez Gjoza, lidhur me problemin e refuzimit të vizës së peshëngrit­ësit, ka sqaruar: "Po, është e vërtetë që i është refuzuar viza e aplikuar herën e parë, pasi ai nuk kishte deklaruar dy probleme të kaluarës së tij, si armëmbajtj­e pa leje dhe një problem tjetër. Por, në refuzimin e parë që Ambasada Amerikane dërgoi, thuhej se mund të aplikohej për së dyti, ku të përmendesh­in problemet e mësipërme. Kështu që ne kemi bërë aplikimin për së dyti, ditën e premte, dhe tani jemi në pritje të një përgjigje të Ambasadës Amerikane". Deri në këto momente, atij nuk i është dhënë e drejta të shkelë në territorin e SHBA-ve, ose mund ta quajmë zyrtare se Daniel Godelli nuk do të jetë pjesë e Botërorit të peshëngrit­jes që do të zhvillohet në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi të premten peshëngrit­ësi ka marrë edhe refuzimin e dytë të vizës nga Ambasada Amerikane. Siç njoftohet edhe në përgjigjen ndaj ish-kampionit të botës, viza për peshëngrit­ësin duhet të jetë refuzuar nga imazhi i humbur prej heqjes së medaljeve nga Botërori i fundit, pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping. Megjithatë, përpjekjet nga ana e | ederatës së Peshëngrit­jes vijojnë dhe janë në pritje të një përgjigjej­e OK nga ana e Ambasadës Amerikane.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile nga përgjjgja e refuzimit të vizës
Faksimile nga përgjjgja e refuzimit të vizës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania