Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “monstruoz”, Kukësi ngec në Vlorë

Flamurtari barazon me kampionët, incident me arbitrat pas ndeshjes

- LLAZI SARO

Skënderbeu vazhdon të bëjë detyrën në ka mpionat, teksa siguron edhe fitoren e 8- të në nëntë javë të luajtura, prej të cilave shtatë janë triumfe radhazi, si për të thënë se nuk dihet se kush mund ta ndalë këtë skuadër. 25 pikë në total në këtë fazë të parë, që u mbyll dje me shtatë pikë diferencë ndaj Kukësit ndjekës. Fitorja në Korçë nuk ishte fort e lehtë përballë një Vllaznie që bëri mirë në fushë, por pa arritur të surprizont­e korçarët. Sfidë, e cila u zhvendos në Korçë me pranimin e shkodranëv­e dhe aprovimin e FSHF-së, por që në protokoll konsideroh­et si ndeshje "brenda fushe" për kuqeblutë. Një lloj "vetëvrasje­je" për shkodranët, të cilët mund të shfrytëzon­in formën e mirë dhe barazimin ndaj Kukësit. Mirëpo, kuqeblutë e bënë një gjë të tillë edhe gjatë ndeshjes, me rastet e shpërdorua­ra para portës së Shehit dhe pas nëntë javëve e gjejnë veten në vendin e 9-të me vetëm 1 pikë më shumë sesa Lushnja.

PJESA E PARË

Një Skënderbe i lodhur është parë dje në stadiumin "Skënderbeu", për faktin se të enjten korçarët luajtën ndaj Partizanit të Beogradit. Moment, të cilin nuk e shfrytëzua­n dot shkodranët, të cilët dje ishin apatikë në vijën e parë të sulmit duke mos shfrytëzua­r mundësitë përpara portës së Shehit. Me një ndryshim të vetëm nga Beogradi, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja kishte shmangur rrotacioni­n. Rastet e para i patën vendësit, të cilët rrezikuan dy herë në pak minuta lojë me anë të Taku dhe Xhejms, por pa arritur të ishin të saktë. Më pas loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës, teksa korçarët duken të lodhur dhe shkodranët vazhdimish­t të kënaqur me këtë ritëm. Për herë të parë në gjysmën e pjesës së parë miqtë do të vizitonin portën e Shehit, por pa rrezik serioz, ndërkohë që portieri shkodran në minutën e 28-të shpëton një rast të pastër. Asgjë për t'u shënuar deri në vërshëllim­ën e fundit të kësaj pjese të parë dhe të dy skuadrat futen në bardhësi në dhomat e zhveshjes. PJESA E DYTË

Ky fraksion nis me një zëvendësim të detyruar për

Skënderbeu­n, ku Jashanica dëmtohet që në fundin e të parës dhe i lë vendin Nimagës. Pak minuta më vonë, është edhe Radas që kërkon zëvendësim dhe në vend të tij aktivizohe­t Aliti. Goli i parë vjen në minutën e 57- të, teksa Taku bën

gjithçka mirë dhe kalon të tijtë në avantazh. Në fillim një pasim për Xhejmsin, por topi i ndërprerë shfrytëzoh­et më së miri nga vetë mesfushori që kalibron në këndin e kuadratit të Selimajt, për t'u dhënë avantazhin korçarëve. Pas golit, trajneri

Gjoka i kryhen brenda pak minutash të tri zëvendësim­et, duke forcuar sulmin si shpresa e fundit për të marrë pikë nga kjo përballje. Por, pa rezultat, pasi Skënderbeu sulmon dhe qarkullon më shumë topin. Disa mundësi të shkodranëv­e për të barazuar sfidën, por në metrat e fundit, kuqeblutë nuk kishin saktësinë e duhur. Ali Soue, në fillim tregohet egoist në një aksion, ku një pasim për Xhejmsin mund të kishte vulosur takimin. Por, pesë minuta nga fundi, sulmuesi është me fat që gjen një top në mes të zonës pas devijimit të mbrojtësve dhe me një portë thuajse të boshatisur dhe e ka të lehtë të çojë shifrat në 0-2 në favor të korçarëve. Më tej, nuk ka më histori me Vllazninë që e gjen veten të dorëzuar dhe korçarët që morën tri pikë edhe pa qenë brilantë në fushën e blertë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Vllaznia-Skënderbeu (e luajtur në Korçë), 0-2
Çast nga ndeshja Vllaznia-Skënderbeu (e luajtur në Korçë), 0-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania