Panorama Sport (Albania)

Siti leksion Arsenalit, Konte “zhyt” Murinjon

"Topçinjtë" dënohen edhe nga gabimet e arbitrave

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Emerituar, por edhe me një "dopio-ndih më". Mançester Siti fiton ndeshjen e nëntë radhazi të Premier Ligës me rezultatin 3-1, që fotografon diferencën aktuale me Arsenalin. Por, në këtë rezultat peshojnë jo pak edhe vendimet e arbitrave: bujare penalltia e akorduar në favor të skuadrës së Guardiolës për kontaktin Monreal-Sterling (edhe pse moviola e Graham Pollit i dha të drejtë vendimit të Majkëll Oliverit). Por, gafa e madhe ishte pozicioni jashtë loje i David Silvës, në momentin që spanjolli dhuroi asistin për golin e Zhezusit 31. Nga pikëpamja e lojës dhe rasteve, nuk ka asgjë për të thënë: Mançester Siti rishfaqi edhe njëherë superiorit­etin në Premier Ligë dhe pritjet e Çehut shmangën humbjen e Arsenalit me shifra më poshtërues­e.

NISJA E SITIT - Ashtu siç pritej, ndeshja ishte e nivelit të lartë me momente spektakli të pastër. S'mund të ndodhte ndryshe kur arkitektet e dy skuadrave janë Guardiola dhe Venger, dishepuj të filozofisë së lojës së bukur. 58% i zotërimit të topit nga "qytetarët" thonë dy gjëra: e para që kryesuesja e menaxhoi mirë situatën dhe e dyta, që Arsenali nuk ishte në fushë për të recituar si protagonis­te. Pas sulmeve të Agueros (2'), Iuobit (5'), Ozil (10') dhe De Brujnes (18'), Siti kaloi në avantazh: asist i Fernandinj­os dhe e majta e De Brujnes ndalet në rrjetë. 1-0 dhe është minuta e 19- të. Skuadra e Guardiolës kërkoi menjëherë edhe golin e dytë, por muri i "topçinjve" u mbajt.

EPILOGU - Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, penallti për Sitin: ndërhyrje e Monrealit ndaj Sterling dhe Oliver nuk ka dyshime: 11metërsh. Aguero ekzekuton dhe ia dërgon Çehut topin atje ku askush nuk mund të mbërrinte (shtyllë e brendshme dhe në rrjetë). Pas një ore lojë, Guardiola largon nga fusha golashënue­sin më të mirë të historisë së Sitit dhe e zëvendëson me Zhezus. Argjentina­si nuk dukej shumë i lumtur nga zëvendësim­i, por nuk bëri skena. Në minutën e 65-të vjen goli i Arsenalit: i shërbyer nga Ramsej, e djathta e fortë e Lakazet përfundon mes këmbëve të Edersonit. Arsenali merr situatën në kontroll dhe bëhet i rrezikshëm, por deri në kundërsulm­in e minutës së 74ët: Zhezus, i shërbyer nga Silva mbylli llogaritë. Mançester Siti vazhdon të fluturojë.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur David Silva niset në pozicion jashtë loje në aksionin e golit të tretë.
Momenti kur David Silva niset në pozicion jashtë loje në aksionin e golit të tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania