Panorama Sport (Albania)

Fiton Reali, Ronaldo në krizë goli

Skuadra e idanit mposht as almasin, por portugezi vazhdon të agjerojë në fushë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tre gola për të zgjuar skuadrën nga gjumi dhe për të ngjitur renditjen pas 11 javësh. Diferenca prej 11 pikësh me Barcelonën, përpara startit të sfidës së djeshme me Las Palmasin, i detyronte djemtë e Zinedin Zidanit që të mos gabonin më dhe këtë herë Reali i Madridit nuk stonon, por kërkon të reagojë dhe e bën në mënyrën më të mirë, duke fituar 3-0 dhe duke bërë që të harrohet disfata e javës së kaluar kundër Gironës. Edhe një herë tjetër, kryeqyteta­sit nuk ishin bindës në pjesën e parë, por në të dytën luajtëm një futboll mjaft pozitiv dhe arritën që të mbyllin kapitullin e fitores në shifrat 3-0, ndonëse në apel po mungon ende Kristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez vazhdon të jetë në krizë goli, sepse edhe dje nuk arriti që të festojë.

GOLAT - Kur nuk funksionon Ronaldo, apo edhe Benzema, i cili u vërshëllua edhe dje nga publiku i tij, për Realin bëhet e vështirë që të mbërrijë te goli, prandaj për

të zhbllokuar sfidën duhej të pritej një goditje këndi dhe një top i dalë me fat në zonë për Kasemiron, që meadrilenë­t të zhbllokojn­ë sfidën, në minutën e 41-të. Ky disavantaz­h përul Las Palmasin, i cili shpresonte që të përfitonte nga ky moment negativ, por

në të dytë Reali nis të japë disa shkëndijë prej skuadre të vërtetë dhe ndeshja nuk ka më histori. Në të 56-ën, Asensio pikturon në rrjetë një të majtë nga 30 metra, ndërsa Isko, çerek ore nga fundi fut në kasafortë tri pikët dhe blindon shifrat në 3-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania