Panorama Sport (Albania)

StarovaSta­rova rikthehetr­ikthehet trajner,trajner, jaja prapaskena­tprapasken­at tete PartizaniP­artizani

Shkarkohet Shkarkohet Iuliano, Iuliano, Moxhi ultimatum ultimatum futbollist­ëve futbollist­ëve

- ILIR CARA

Tri fitore, 2 barazime dhe katër humbje është bilanci i aventurës së Mark Iulianos si trajner i Partizanit. Ndeshja me Kamzën ka rezultuar e fundit për italianin, pasi dje ai është shkarkuar nga detyra e trajnerit të "demave të kuq". Pas humbjes me Kazmën, Iuliano nuk pranoi të jepte dorëheqjen, ndonëse e dinte se ai nuk ka të ardhme në krye të Partizanit. Ndaj topin e kaloi te drejtuesit, pasi sipas tij ai bën punën e tij, ndërsa paria e klubit është ajo që vendos për të ardhmen e tij. Pas takimit të djeshëm mes presidenti­t Gaz Demi, "arkitektit" të Partizanit të këtij sezoni, Luçiano Moxhi dhe drejtuesve të tjerë të klubit është arritur në konkluzion­in që Mark Iuliao nuk do të jetë më në drejtim të ekipit. Pas shkarkimit të 44-vjeçarit italian, klubi ka kthyer në apel për të disatën herë Sulejman Starovën, i cili gjithnjë ka rezultuar i gatshëm për të punuar me ekipin edhe në momente krize. Po bëhen tre sezone që ngado që rrotullohe­t, në fund, drejtuesit e lartë të Partizanit "përplasen" te Starova, të cilit në asnjë rast nuk iu dha mundësia që të punojë për një sezon të plotë, por është si trajner emergjence, në mënyrë që të shpëtojnë sezonin. NJOFTIMI I KLUBIT

Pas humbjes me Kamzën, Luçiano Moxhi deklaroi për "Panorama Sport" se fati i Iulianos do të vendosej nga takimi i mëngjesit të së dielës me presidenti­n Gaz Demi. Pas takimit të djeshëm të drejtuesve u mor edhe vendimi për largimin e trajnerit Mark Iuliano dhe ndihmësit të tij Aleksandro Dosena. Klubi, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur vendimin e marrë dje nga drejtuesit, si dhe ka lajmëruar që të martën e 7 nëntorit ekipi nis punën nën drejtimin e trajnerit të ri, Sulejman Starova. Ja njoftimi i klubit: "Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshj­e bashkëpuni­min me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Aleksandro Dosena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollist­ik, duke filluar nga e marta e 7 nëntorit, ditë kur skuadra, në orën 11:30, do të rinisë përgatitje­t. Klubi falënderon trajnerët Mark Iuliano dhe Aleksandro Dosena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësis­ht suksese në karrierë".

PRAPASKENA E TRAJNERITT­ËRI

Në përfundim të analizës së situatës së bërë nga drejtuesit e lartë të Partizanit në mbledhjen

e djeshme u arrit në një vendim unanim për largimin e dyshes italiane, Iuliano-Dosena. Pas këtij vendimi, drejtuesit kanë nisur diskutimet për gjetjen e zëvendësue­sit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se fillimisht detyra e trajnerit i është afruar Genc Tomorit, por ai e ka refuzuar këtë post, për të vijuar rolin që ka aktualisht në klub. Pas refuzimit të Tomorit, drejtuesit kanë përdorur "asin në mëngë", Sulejman Starova, i cili kthehet për të disatën herë në krye të pankinës së Partizanit. Ndonëse vera ka qenë e nxehtë sa u përket marrëdhëni­eve mes Starovës dhe drejtuesve italianë, ku nuk kanë munguar edhe replikat dhe akuzat për punën e bërë në merkato, duket se paqja dhe harmoni mbizotëron sërish mes palëve. "Bobi" është pranuar unanimisht nga palët, për vetë faktin se ai e njeh mirë skuadrën dhe kampionati­n shqiptar dhe duket si personi më i volitshëm që ekipi të dalë nga bataku ku është zhytur. Pa dyshim në ardhjen e Starovës ka ndikim fjala e presidenti­t Gaz Demi, i cili gjithnjë e ka konsiderua­r "Bobin" si këshilltar­in më të afërt.

 ??  ?? Rrethi i krizës, Partizani bën të njëjtin cikël...
Rrethi i krizës, Partizani bën të njëjtin cikël...
 ??  ?? Faksimile e shkrimit të “Panorama Sport” të datës 31 tetor
Faksimile e shkrimit të “Panorama Sport” të datës 31 tetor
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania