Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Kastrioti, Tomori përmbys Apoloninë

Marku e Boci shënojnë që në fillim, lezhjanët të pafuqishëm, nuk rezistojnë dot

- LIRIDON PASHA

Kastrioti tregon më së miri se është një skuadër e ndërtuar me mjaft kujdes dhe njëra ndër pretendent­et kryesore për t'u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm. Krutanët mposhtën dje pa vështirësi rivalen direkte Besëlidhje­n, në ndeshjen e fundit të javës së 7-të. Skuadra e Samuel Nikajt ishte...

Kastrioti tregon më së miri se është një skuadër e ndërtuar me mjaft kujdes dhe njëra ndër pretendent­et kryesore për t'u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm. Krutanët mposhtën dje pa vështirësi rivalen direkte Besëlidhje­n, në ndeshjen e fundit të javës së 7-të. Skuadra e Samuel Nikajt ishte dominuese gjatë gjithë takimit, teksa shënoi dy gola në harkun kohor të tre minutave në të 16- ën me Markun dhe në të 19-ën me Bocin. Pas kësaj fitoreje, krutanët shkojnë + 5 pikë ndaj vendit të dytë, Besa, me të cilën përballen javën e ardhshme në Kavajë. NDESHJA

Topin e parë nga mesfusha e nis Malindi dhe krutanët hidhen menjëherë në sulm në kërkim të golit. Boci kroson në zonë aty ku ul mirë me kokë Malindi që tenton portën, por grushton Demi. Goli do të vinte vetëm në minutën e 16-të. Boci nga këndorja harkon bukur në zonë, aty Marku me kokë tund rrjetën dhe kalon vendësit në avantazh 1- 0. Tre minuta më vonë, Lilaj nga e djathta fut një top në zonë, i cili nuk arrihet nga Malindi dhe kalon gjithë pasqyrën e portës, duke përfunduar në shtyllën e dytë, aty ku ndodhej Boci që me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë dhe 2-0. Loja merr tjetër rrjedhë, me krutanët që shfaqen superiorë dhe rrezikojnë herë pas here. Miqtë mundohen të reagojnë, por goditja e Ndrecës dhe më pas e Ajazit, nuk kanë shqetësim për portierin vendas Klajdi Kuka. Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për miqtë, në dhomat e zhveshjes mbetet Met'hasani, ndërsa në fushë futet Frroku. Një rast tjetër që u protestua nga krutanët ishte pretendimi për një penallti të padhënë në favor të tyre, Çutra pengohet në zonë, por për kryesorin nuk është penallti. Nga ana tjetër miqtë, pavarësish­t dëshirës për të shënuar, nuk arrijnë të jenë të qartë në lojën e tyre. Krutanët kishin një mundësi të artë me Çelën në minutën e 65- të, por topi i goditur me kokë prej tij përplaset në traversë. Më pas miqtë kanë rastin ideal për të ngushtuar shifrat, Ndreca kroson në zonë nga e majta, në rrëmujë e sipër, nuk arrin të godasë Ajazi, por topi shkon sërish te Ndreca, i cili me portën e boshatisur godet shtyllën pingule. Minutat kalojnë, ndërsa loja po shkon drejt fundit,

futja e Kabirut, Nezirit dhe Xhaferrit gjallëron lojën e vendasve, të cilët tentojnë portën mike, por janë të pasuksessh­ëm në aksionet e tyre. Edhe miqtë, tentojnë me Ajazin, dhe Vocajn, të cilët shfaqen rrezikshëm, por nuk finalizojn­ë.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Kastriotit duke festuar një prej golave të djeshëm
Lojtarët e Kastriotit duke festuar një prej golave të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania