Panorama Sport (Albania)

Goli i anuluar në Vlorë, arbitri veproi drejt

Polemikat në Vlorë? Rregullorj­a i jep të drejtë gjykimit

- Nga LORENC JEMINI

Kategoria Superiore ka mbyllur fazën e parë të saj me gjykime kryesisht korrekte në pesë ndeshjet e luajtura në dy ditë. Dy sfidat që kanë pasur raste të diskutuesh­me kanë qenë ato mes Luftëtarit e Lushnjës dhe Flamurtari­t e Kukësit. Në takimin e parë, që u zhvillua të shtunën dhe kryesor ishte arbitri i kolegjiumi­t të Fierit, Sino, me dy raste të diskutuesh­me. Në të parin, që i takon minutës së 15-të, arbitri ka marrë vendim të drejtë, duke mos akorduar një penallti në favor të vendësve, pas një rrëzimi të Abazajt në zonën mike. Ky i fundit, ka pasur një kontakt me Monene e Lushnjës dhe ka pretenduar për 11- metërsh, por duket qartë se nuk kemi të bëjmë më një të tillë dhe vendimi i kryesorit për të vazhduar takimin ka qenë i drejtë. Ndërkohë, në momentin e dytë, në minutën e 68', arbitri duhej të kishte akorduar kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e Lushnjës, Markun. Ky i fundit ka bërë një ndërhyrje të gabuar ndaj Abazajt, që duhej ndëshkuar. Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Flamurtari­t dhe Kukësit, kemi një gol të anuluar në minutat shtesë. Xhufo i Flamurtari­t kroson nga goditja e dënimit një top që ndalet në rrjetë. Sfera nuk devijohet nga asnjë prej lojtarëve vlonjatë edhe pse ka tentativa. Por, anulimi i golit është bërë me të drejtë nga gjyqtari kryesor në bashkëpuni­m me arbitrin e linjës, pasi rregullorj­a e thotë qartë që: "Lojtari në pozicion jashtë loje konsideroh­et kur: Ndikon te portieri, ose kur topi kalon shumë afër lojtarit që është në pozicion jashtë loje edhe pse nuk preket".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania