Panorama Sport (Albania)

Gjoka ikën me dhurata, Daja mbron “kushëririn” Xhejms

Trajneri i korçarëve për nigerianin: E kam çun daje

- LLAZI SARO

Takimi i djeshëm mes Skënderbeu­t dhe Vl laznisë ka pasur disa momente pikante që nuk janë vënë re në televizion. "Panorama Sport" servir detajet nga holli i stadiumit, apo edhe batutat dhe ironinë mes trajnerit Daja dhe njërit prej tifozëve gjatë ndeshjes. Tekniku i shkodranëv­e është larguar nga Korça me një dhuratë në fund të takimit.

- Trupa e gjyqtarëve të këtij takimi ka qenë nga Malta. Nuk mbahej mend prej shumë e shumë vitesh që një "xhaketë" e huaj ta gjykonte Skënderbeu­n në këtë stadium. Gjithsesi, pak "punë".

- Shumë pak tifozë në stadiumin "Skënderbeu", edhe pse ndeshja luhej në orët e mesditës. Nuk kanë qenë më shumë se 1 mijë tifozë, teksa edhe ultrasit nuk janë ndjerë thuajse fare.

- Presidenti Takaj e ka ndjekur skuadrën në vendin e tij në tribunë. Pranë tij, përveç zvCpreside­ntit Arlind Boshku dhe drejtorit sportiv, Haris Fakiç, nga miqtë ndodhej vetëm administra­tori Astrit Gjyrezi, që në fund uroi Takajn.

- Në tribunën qendrore të stadiumit "Skënderbeu" dje ka qenë një mysafir i veçantë. Ish-kapiteni legjendar i këtij ekipi, Bledi Shkëmbi, e ka ndjekur takimin nga tribuna bashkë me vajzën e tij Breila, ndërkohë që pas përfundimi­t ka zbritur në holl dhe ka takuar të dyja skuadrat dhe stafet drejtuese.

- Disa "ish" të Skënderbeu­t dje kanë luajtur me fanellën e Vllaznisë. Në stadiumin juglindor u rikthyen për të luajtur Nuredin Orelesi apo edhe Andi Ribaj, pa thënë se Erjon Vucaj ka veshur më parë fanellën bardhekuqe në kompeticio­net europiane.

- Vetëm 20 minuta pas startit të ndeshjes, një tifoz në tribunë i ka kërkuar me ngulm Dajës që të largonte Xhejmsin nga fusha. Më konkretish­t tifozi i është drejtuar Dajës: "Po hiqe atë Xhejms, apo e ke njeriun tënd" dhe Daja, me ironi dhe me batutë, i është përgjigjur: "Nuk dua ta heq, se e kam çun daje...".

- Në minutën e fundit të pjesës së parë, Gilman Lika nuk respekton "fair play"-in pas dëmtimit të Jashanicës dhe, pasi ndalet loja, është Radas që turret ndaj shkodranit për t'i kërkuar llogari. Debat që ka zgjatur më shumë se tri minuta.

- Nga dy minuta shtesë në pjesën e parë, sfida u mbyll pas 6 minutave shtesë, për shkak të dëmtimit të Jashanicës.

- Skënderbeu vazhdon të thyejë rekorde me rezultatet që po merr në Superiore, teksa e mbylli fazën e parë me 25 pikë, 8 fitore dhe vetëm një barazim. Madje, shtatë fitore kanë qenë radhazi.

- Pas përfundimi­t të takimit, Gledi Mici ka hequr fanellën në korridorin e stadiumit dhe ka vrapuar për t'ia dhuruar trajnerit Ernest Gjoka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania