Panorama Sport (Albania)

“Emocione dhe keqardhje për Josën, Skënderbeu do cilësi për Europën”

- OLSI TUJANI

Dje ka ndjekur si tifoz special fitoren e Skënderbeu­t që e konsideron edhe me 50% të forcës, ndërkohë që një ditë më parë kishte fituar përballë ish-trajnerit Mirel Jsoa. Në një intervistë për "Panorama Sport", Bledi Shkëmbi tregon përballjen me ish-profesorin, si dhe analizon korçarët në Europë apo duke bërë edhe krahasimin me rivalet në Superiore. A u takuat para ndeshjes me trajnerin Josa dhe çfarë biseduat?

Po, u takuam. Biseda sporti, për futbollin e Kosovës.

A patët ndonjë emocion të veçantë për përballjen me ishtrajner­in?

Normalisht që ishte pak e çuditshme. Me Mirelin kaluam katër vite, ai si trajner dhe unë futbollist dhe ndodhi shumë shpejt që të përballemi. E veçantë, por kur ra bilbili u harruam (qesh…).

E prisnit që ta mundnit profesor Josën?

Nuk ishte dëshira që të mundja profesor Mirelin, por doja të mundja Prishtinën dhe të merrja tri pikë, pasi na duheshin shumë në këtë moment që ndodheshim. Patjetër që kisha besim për ta fituar ndeshjen dhe, për fat, shkoi ashtu siç e kishim përgatitur.

A ju uroi Josa?

Po, po! Patjetër që më uroi. Edhe unë në atë moment ndjeva një lloj "keqardhje" për të, sepse tanimë e kuptoj si është kur mundesh dhe çfarë ndjesie ka trajneri.

Krahasimi me kampionati­n shqiptar?

Kampionati kosovar do të përmirësoh­et, por duhet që gjithçka të nisë nga infrastruk­tura. Sa u përket lojtarëve, ka shumë elemente dhe atë që shoh si diçka pozitive është fakti që ka shumë dëshirë për t'u stërvitur dhe për t'u përmirësua­r. Më bën shumë përshtypje kjo gjë. Duan të bëjnë mirë dhe them se do të ecin përpara. Si e konsideron­i aventurën e deritanish­me në drejtimin e skuadrës?

Në sport, situata është e tillë që ka momente kur mendon se çfarë do të ndodhte nëse do të kishe fituar ndeshje të caktuara në të shkuarën. Në përgjithës­i, jam i kënaqur me atë që kemi bërë deri tani, sepse kemi pasur mungesa dhe, për fat të keq, kemi pasur shumë dëmtime. Kemi një terren jo të mirë ku stërvitemi dhe ajo u ka sjellë futbollist­ëve dëmtime. Kryesorja është që kemi bërë mirë. Na kanë mbetur edhe disa ndeshje deri në dhjetor për të parë ku kemi arritur me pikë. Dëshira ime është që të afrojmë lojtarë, nga Shqipëria apo të huaj. Varet edhe nga financat. Për Skënderbeu­n, çfarë ju bëri përshtypje nga ndeshja në Serbi?

Mendoj që bëri mirë në Beograd. Do të thosha shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. Pësuan një gol nga një goditje standard.

Gabim i murit, distanca apo thjesht mjeshtri e lojtarit ai gol?

Mendoj se ishte komplet merita e futbollist­it serb që shënoi atë gol dhe nuk pati faj asnjë. As lojtarët apo as portieri në atë moment, pasi futbollist­i i Partizanit e çoi topin në atë pozicion ku nuk mund ta arrinte askush. Dhe, po të mos e kishin bërë atë gabim Shehi me Lilajn te goli i dytë, në rast se rezultati do të ishte 1-0, unë them që mund të kishte më shumë shanse për Skënderbeu­n në minutat e fundit. Madje, unë kisha besim se mund t'i barazonim. Por, ndodh që edhe të mundesh. Partizani ka eksperienc­ë më shumë. Mirëpo, unë personalis­ht, me lojën që shoh, Skënderbeu­n e shoh që luan si i barabartë dhe nuk mendohet fare si në të shkuarën si ekip shqiptar, që thoshim "bobo, çfarë do të ndodhë". Skënderbeu po shfaq nivel shumë të mirë.

Çfarë i mungon Skënderbeu­t për hapin e madh, kualifikim­in?

Hapat gjigantë vijnë gjithmonë duke rritur nivelin e skuadrës. Ndoshta, duhet të afrojë edhe dy apo tre lojtarë me nivel shumë më të mirë se këta që janë, në mënyrë që të shkojë drejt kualifikim­it. Mbase mund të mos na vijë mirë diçka e tillë, por këta futbollist­ë që janë mund të kualifikoh­eshin me pak fat. Ama, në rast se flasim për kualifikim të sigurt, duhen edhe dy apo tre lojtarë të tjerë të aftë që të tërheqin ekipin drejt një arritje të tillë. Mirëpo, çdo gjë vjen natyrshëm dhe nuk mund të arrihet me buton duke thënë: 'Do kalojmë grupet këtë vit dhe pikë'. Në kampionat, gjykoni se mund ta "vrasë" shpejt garën për titull?

Me sa mbaj mend, në "Panorama Sport" e kam thënë në nisje të kampionati­t, duke parë edhe ekipet rivale, që për fat të keq për kampionati­n apo, për fat të mirë, për ne që jemi tifozë të Skënderbeu­t (qesh…), do ta vrasë kampionati­n shumë shpejt.

E mendoni veten si trajner i Skënderbeu­t në të ardhmen?

Patjetër që po, por nuk është se e kam ëndërr që patjetër të bëhem një herë trajner i Skënderbeu­t. Synimi im është që të bëhem trajner i mirë dhe të stërvit atë ekip që më jep mundësinë të punoj ashtu siç unë e mendoj. Nëse do të ishte Skënderbeu në një kohë të ardhme, do të isha super i kënaqur që ta drejtoja. Si ju duk paraqitja ndaj Vllaznisë, meqë e ndoqët në stadium?

E ndoqa si tifoz dhe më pëlqeu që fitoi Skënderbeu. Nuk ishte një ndeshje brilante, edhe prej harxhimit të shumë energjive të enjten. Megjithatë, duket që Skënderbeu të mundë edhe me 50%.

Si e komentoni situatën që po kalon Partizani?

Më duket sikur te Partizani çdo gjë e prishin me dorën e tyre. E them, pasi në fillim hoqën shumë lojtarë cilësorë nga edicioni i shkuar dhe nuk i zëvendësua­n. Sipas meje, kjo është arsyeja kryesore e situatës. Pastaj drejtor erdhi Moxhi, gjithashtu një trajner nga Italia, si dhe pas 4-5 javësh vjen Sulejman Starova, i cili, deri dy javë më parë, thoshte çdo gjë të keqe për Partizanin. Duket se është rrëmujë

dhe diçka nuk shkon.

 ??  ?? Shkëmbi, gjatë ndeshjes së djeshme në stadium
Shkëmbi, gjatë ndeshjes së djeshme në stadium

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania