Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Jam i hapur për çdo vendim të presidenti­t

-

Barazimi ndaj Flamurtari­t mund t'i kushtojë shumë trajnerit serb të Kukësit, Mladen Milinkoviç, i cili në intervistë­n e dhënë për "SuperSport" pas ndeshjes, ka deklaruar se është i hapur për çdo vendim. Ai gjithashtu ka folur për diferencën prej shtatë pikësh me kreun, që sipas tij është e rikuperues­hme.

Sa i kënaqur jeni nga një barazim në transfertë ndaj Flamurtari­t?

Besoj që kishim një rezultat të mirë dhe nëse Ethemi do shënonte, do ishim në avantazh të dy golave. Edhe në pjesën e dytë krijuam një rast të pastër, sërish me anë të Ethemit, por përsëri ai nuk shënoi. Fatkeqësis­ht në pjesën e dytë bëmë një gabim në mbrojtje dhe përveç golit të Bushiçit, Flamurtari nuk kishte asnjë rast tjetër. Një rezultat që ua ka thelluar edhe më shumë distancën me Skënderbeu­n?

Ata kanë një distancë të mirë, por jo që nuk mund të korrigjohe­t, por nëse duam t'u afrohemi duhet të fitojmë dhe jo të marrim barazime. Si është raporti juaj me presidenti­n Gjici? Sigurisht, kur ekipi nuk shkon mirë dhe nuk merr pikë, atëherë përgjegjës­inë kryesore e ka trajneri dhe vetëm trajneri. Unë e thashë dhe dje, që unë punoj seriozisht dhe do vazhdoj seriozisht. Sa i përket presidenti­t, vendimet i merr ai, unë gjithnjë kam punuar dhe s'prisja të kishim një diferencë të tillë. Do ulemi të analizojmë dhe do shohim çdo vendim që mund të merret. Në pjesën e dytë skuadra u tërhoq. E bëtë një gjë të tillë, për të ruajtur avantazhin? Nuk ishte e qëllimshme, por zakonisht çdo ekip kur shënon tërhiqet pak më shumë seç duhet. Përse e zëvendësua­t Ethemin? Ethemi u ndërrua sepse u lodh, jo se humbi dy rastet, ai vrapoi shumë, sulmoi dhe mbrojti shumë. Fakti që ne stërvitemi në bar artificial, bën që të lodhemi më kollaj kur luajmë në bar natyral. Edhe në rastin e golit, vendosja e mbrojtjes nuk ishte ajo që duhet të ishte, e dinim që Flamurtari ka lojtarë shtatlartë, por nuk e evituam dot. Nuk jemi të kënaqur kur pësojmë gola të tillë.

Ju kishte vënë ultimatum presidenti para ndeshjes, duke ju kërkuar fitoren me çdo kusht?

Jo, nuk kishim asnjë ultimatum. Unë vetëm në gazeta e lexoj gjithnjë që presidenti vë ultimatume. Ne jemi vazhdimish­t në kontakt, një herë në javë bëjmë analizë dhe caktojmë objektivat, nuk na është vënë ndonjë objektiv i tillë. Objektivi ynë ishte të bënim 4 fitore, nëse ishte e mundur, që të ishim afër Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania