Panorama Sport (Albania)

Tifozët sulmojnë arbitrat, Idrizi ironi me vëzhguesin

I dhuroi libër, administra­tori Se mos të thotë gjë Duka!!!

- ERMAL SIKA

Ndeshja e djeshme mes Flamurtari­t edhe Kukësit mund të anulohej. Klubi vlonjat ka kërkuar shkresën zyrtare nga FSHF për dënimin e fushës me katër ndeshje pa tifozë. Administra­tori Sinan Idrizi, 30 minuta para nisjes së ndeshjes, i ka kërkuar delegatit të FSHF, Plarent Kotherja, letrën e pezullimit, por delegati nuk e dispononte. "Ju lutem, më jepni letrën që fakton dënimin tonë me katër ndeshje pa tifozë. Në të kundërt, skuadra nuk del në fushë", i tha Idrizi Kotheres. Por, pavarësish­t se letra nuk iu vu në dispozicio­n Idrizit, ndeshja nisi në orën e përcaktuar.

-Për herë të parë, Sinan Idrizi ulet disa minuta përpara nisjes së takimit në vendin e tij në tribunën qendrore. Këtë moment, 10 minuta para nisjes së ndeshjes, e shfrytëzoi më së miri vëzhguesi i takimit Mikel Shestani, i cili është ngjitur në tribunën qendrore. Ai i dhuron një libër Idrizit, i cili mbante logon e FSHF dhe që me shumë gjasa mund të jetë botim i Shestanit. Teksa i jep librin, Shestani i thotë Idrizit: "Më mirë vonë se kurrë". Por Idrizi ia kthen: "Se mos të thotë gjë Armando Duka...". "Nuk dëgjoj nga veshët", ia ktheu Shestani dhe zbriti shkallët. Ky moment u kalua me të qeshura në tribunën qendrore, nga të cilat u përfshinë edhe Sinan Idrizi me Safet Gjicin, të cilët e ndoqën ndeshjen së bashku.

- Vasil Ruci e ndoqi dje ndeshjen në tribunën qendrore pranë gazetarëve. Sapo ekipi doli në fushën e lojës, Ruci nuk ngurron që të japë edhe një mesazh. "Hajdeni çuna, i mbysniL". Por ish-futbollist­i i shquar vlonjat, shpesh është acaruar dje me vendimet e gjyqtarit. "Bravo, kush të ka sjellë ty këtu ore", i tha Ruci gjyqtarit Hamiti.

-Tifozët dje munguan në shkallët e stadiumit, për shkak të dënimit të fushës me katër ndeshje. Në tribunën qendrore ishin vetëm zyrtarët e të dy klubeve dhe gazetarët. Edhe pse tifozët mungonin, prezenca e forcave të policisë brenda stadiumit ishte e madhe ashtu sikundër edhe jashtë. Por shumë tifozë shfrytëzua­n dje dy pallatet pranë stadiumit nga ku ndoqën ndeshjen. Në njërin prej tyre ishte vendosur edhe "Flota Kuqezi". "Rroftë shoku Napoleon", "Pula të lumtura, vezë të shijshme", ishin dy nga banderolat e ultrasve të shpalosura dje.

-Edhe polici bën tifozin. E, ndërsa një gazetar në një moment komenton rënien e shpeshtë të bilbilit nga arbitri. "Jo, jo në çdo top". Polici ndërhyn: "E kanë porosi nga lart".

- Shpëtim Duros i soset sërish durimi me Danilo Alveshin. Teksa sulmuesi humb një top në pjesën e dytë, Duro reagon. "O bo bo, o Danilo, o Danilo, prapë ky mo".

-Franc Veliu e ka ndjekur dje ndeshjen në tribunë, ndërsa shpesh është parë i acaruar me vendimet e gjyqtarit. Kjo, me sa duket bëri që mbrojtësi vlonjat të konsumonte dy kafe dje gjatë ndeshjes. Veliu e ka ndjekur takimin pranë Sibides të dënuar me kartonë dhe të rinjve Deliaj dhe Mirko.

-Pas përfundimi­t të takimit, Sinan Idrizi u shfaq shumë ironik me gjyqtarët e ndeshjes, teksa i ka duartrokit­ur. "Bravo, bravo gjyqtarët", ishin fjalët e Idrizit. Ai ka përshëndet­ur përzemërsi­sht edhe lojtarët, të cilët i ka duartrokit­ur.

- Menjëherë pas përfundimi­t të ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro është acaruar së tepërmi me gjyqtarët. Duro i nervozuar i është drejtuar delegatit Plarent Kotherja, teksa i ka thënë: "Na nxitë jetënL Ku është ai anësoriO Ku e ka prekjen me dorë aiO". Ky moment ka sjellë edhe reagimin e disa personave në tribunën qendrore, të cilët kanë ofenduar Kotheren, ndërsa delegati ka qeshur me ironi.

-Nuk ka ujë të ngrohtë në dushet e Flamurtari­t. Kjo gjë ka bërë që pjesa më e madhe e lojtarëve kuqezinj, gjysmë të zhveshur e të mbuluar me peshqirë, kanë dalë nga dhomat e zhveshjes dhe u janë drejtuar dusheve në dhomën e miqve, teksa janë larë bashkë me kundërshta­rët. Ky moment është kapur nga administra­tori Idrizi, i cili është shprehur: "Ca bëhet, nuk ka ujë të ngrohtëOL Gati janë gazetarët tani, do thonë nuk kanë ujë të ngrohtë dushet e Flamurtari­t".

- Hair Zeqiri takohet përzemërsi­sht pas ndeshjes në korridor me administra­torin Sinan Idrizi, ndërsa qëndrojnë së bashku për gati pesë minuta, ku Idrizi pyet Zeqirin se si ndihet te Kukësi. Në këtë moment, pranë administra­torit vlonjat kalon ish- portieri i Flamurtari­t, Stivi Frashëri, që aktualisht është te Kukësi dhe së bashku u panë të shkëmbenin një takim të ftohtë duarsh dhe asnjë bisedë.

- Një anëtar i stafit të Kukësit ndez pas takimit një puro në korridor. Por kjo gjë solli reagimin e një nëpunësi të klubit vlonjat, i cili, i acaruar edhe nga ajo që ndodhi, i drejtohet: "Fike menjëherë atë që ke ndezurL". Por, zyrtari i Kukësit vijoi ta pinte pa kokëçarje puron.

-Shpëtim Duro i ankohet Sinan Idrizit për gjykimin. Kur pjesa më e madhe ishte larguar nga stadiumi, Duro i afrohet Idrizit dhe i "shfryn" dufin. "E pe ca ndodhiOL Po nuk ishte prekje me dorë, se ku e pa ai, nuk e marrë veshOL", i tha Duro ndër tjera Idrizit. Administra­tori u pa të diskutonte për pak edhe me delegatin Kotherja.

-Tension brenda dhe jashtë stadiumit. Anulimi i golit që do të sillte edhe fitoren e Flamurtari­t, krijoi një situatë tensioni. Gjithçka nisi menjëherë pas ndeshjes. Disa zyrtarë të klubit po qëndronin në korridor për të debatuar me

gjyqtarët dhe zyrtarët e FSHF, por nuk i lejoi administra­tori Idrizi. "Hajdeni të pimë kafe. Lëreni këtë gjë, na duhet qetësi", u dëgjua t'u thoshte Idrizi zyrtarëve të klubit, ndërsa u drejtohet edhe policëve. "I nxirrni të gjithë jashtë. Nuk dua njeri brenda përveç gazetarëve", ka thënë Idrizi. Shpesh administra­tori është parë i shqetësuar dhe ndiqte me vëmendje çdo hap të nëpunësve të tij, por dilte edhe jashtë stadiumit ku ndiqte edhe lëvizjet e tifozëve. Por, situata u acarua kur nga stadiumi dolën gjyqtarët e takimit. Dhjetëra tifozë janë vërsulur drejt gjyqtarëve me sharje dhe ofendime, por edhe për konfrontim fizik. Në këtë situatë ka qenë i menjëhersh­ëm reagimi i policisë. Policët shoqëruan gjyqtarët deri te makinat personale, ndërsa disa prej policëve u konfrontua­n me tifozët. Në këtë situatë nuk pati shoqërime në komisariat, por vetëm këshillime të tifozëve. Në kushte tensioni, dy furgonë policie dhe tre automjete të vogla shoqëruan makinën e gjyqtarëve deri në dalje të Vlorës, ndërsa tifozët e acaruar vijonin të vraponin drejt makinave të gjyqtarëve edhe në lëvizje, duke hedhur ofendime ndaj tyre dhe FSHF-së.

 ??  ?? Momenti kur tifozët vlonjatë rrethojnë mjetet private të arbitrave
Momenti kur tifozët vlonjatë rrethojnë mjetet private të arbitrave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania