Panorama Sport (Albania)

Flamurtari duhej të luante me tifozë

-

Flamurtari-Kukësi duhej që të luhej me tifozë. Klubi vlonjat u dënua nga Komisioni i Disiplinës me katër ndeshje pa tifozë, por zyrtarët e Flamurtari­t e apeluan vendimin. Për aq kohë sa Komisioni i Apelit nuk është shprehur mbi këtë çështje, atëherë vendimi për të mos lejuar tifozët vlonjatë të ishin në stadium nuk bazohet në asnjë rregullore. PRECEDENTI

Ky është një tjetër sinjal se FSHF nuk ka ndër mend të respektojë as rregullat që harton vetë. Nuk është përgjegjës­i e Flamurtari­t që Komisioni i Apelit nuk u mblodh këtë javë. Për aq kohë sa ky organ juridik, vendimet e të cilit mund të rrëzojnë poshtë ato të Disiplinës, nuk e ka dhënë verdiktin e vet, atëherë ishte e drejtë e Flamurtari­t të luante me tifozë. Çfarë ndodh nëse Apeli rrëzon Disiplinën pas pak ditësh? Si do të justifikoh­et FSHF? Ka dy motive: ose FSHF është e sigurt që Apeli nuk e ndryshoi vendimin, ose federata nuk do t'ia dijë fare për rregulla dhe standarde të barabarta.

DUKA E KA PRANUAR

Tri vite më parë, kur tifozët e Tiranës ishin të dënuar dhe diskutohej nëse duhej apo jo të hynin në stadium për derbin me Partizanin, ishte kreu i FSHFsë ai që deklaronte se, për aq kohë sa çështja ishte në Apel dhe nuk ishte dhënë ende një vendim, atëherë tifozët duhej të hynin në stadium. Ndërkaq, Sinan Idrizi dje u ka kërkuar sqarim me shkrim zyrtarëve të FSHF-së për situatën dhe ata nuk kanë pranuar ta bëjnë një gjë të tillë, duke i përmendur vazhdimish­t atij vendimin e Disiplinës, pa marrë parasysh fare që çështja ishte në Apel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania