Panorama Sport (Albania)

Ultimatumi i Moxhit, zbardhet kush rrezikon

Xhixhiua, Basrak, Selvaxhio &CO me valixhe në dorë

- ILIR CARA

Pas humbjes me Ka mzën, Luçiano Mox hi në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" shprehet se fati i trajnerit Mark Iuliano do të vendosjet pas takimit të mëngjesit të së dielës me presidenti­n Gaz Demi. Ky takim ka rezultuar fatal për ishmbrojtë­sin e Juventusit, pasi nuk do të jetë më në krye të "demave". Në prononcimi­n e dhënë për "Supersport" pas shkarkimit të Iulianos, Luçiano Moxhi tregon arsyet që çuan në këtë vendim dhe pse u përzgjodh Starova si trajner i ri. Më pas Moxhi ka lëshuar edhe një ultimatum për lojtarët, pasi ata janë në provë deri në janar dhe kush nuk bind do të largohet nga skuadra. "Në takimin e parashikua­r me presidenti­n folëm dhe morëm një vendim të rëndësishë­m, dhe arritëm në përfundimi­n që nga java e ardhshme Iuliano nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Në vendin e tij do jetë Starova, i cili e njeh mirë kampionati­n, i njeh dhe lojtarët që ka në dispozicio­n. Iuliano ka pasur mungesë në rezultate. Kishte fatin e keq që Çani nuk mund të aktivizohe­j, më pas u dëmtua edhe Sukaj. Duhej ndryshuar një trend për më shumë forcë tek ekipi. Tani lojtarët kanë mundësinë të tregojnë veten e tyre. Në janar, ata që do ia dalin ta shpërblejn­ë besimin, do qëndrojnë, në të kundërt të tjerët do largohen", deklaroi "Big Luçiano" rreth ndryshimev­e më të fundit në kampin e kuq. Pjesë e ndryshimev­e mund të bëhet edhe drejtori sportiv, Antonelo Preiti, i cili ka sjellë pjesën më të madhe të lojtarëve.

KUSH RREZIKON Partizani është i destinuar që të përsërisë vetveten. Ashtu si një vit më parë, edhe tani pritet që shumë lojtarë të afruar në verë të largohen me ardhjen e trajnerit të ri, kjo përforcuar edhe nga ultima-

tumi i fundit i Moxhit. Pak a shumë dihen ata që s'pëlqehen nga "Bobi", pasi ai ka përdorur etiketime të rënda, ku ndonjërin e konsideron­te si "mollë të kalbur". Më të rrezikuar për t'u larguar janë lojtarë e huaj e afruar nga Italia. Mustafa Xhixhiua, Milan Basrak, Romeo Shahinas, Andrea Selvaxhio, Erik Herrera janë lojtarët e parë që pritet të ndryshojnë ambient

në janar, madje nuk përjashtoh­et mundësia që me ndonjërin të prishet më herët marrëveshj­a. Gjithashtu edhe Xhovani La Kamera dhe Kristian Adorjan nuk kanë bindur, ndaj nëse nuk largohen, pritet që të përfundojn­ë si alternativ­a. Mister mbetet e ardhmja e Edgar Çanit, pasi afati i vendosur nga Luçiano Moxhi për rikthimin në ekip, mbaron në mesin e kësaj jave.

 ??  ?? Dosena dhe Iuliano gjatë përgatitje­ve të verës me Partizanin
Dosena dhe Iuliano gjatë përgatitje­ve të verës me Partizanin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania