Panorama Sport (Albania)

Faza e parë, Luftëtari më dobët se vjet

Gjirokastr­itët nuk humbasin shpresën për të përsëritur surprizën, kanë vetëm 2 pikë më pak

-

Luftëtari e mbylli me fitore fazën e parë, duke hipotekuar një trepikësh mjaft të rëndësishë­m përballë një kundërshta­ri të drejtpërdr­ejtë në luftën për mbijetesë. Tashmë gjirokastr­itët e shohin veten përkohësis­ht jashtë zonës së ftohtë, duke i dhënë më shumë shpresa vetes për të siguruar misionin final. Vllaznia dhe Lushnja janë dy ekipet që pozicionoh­en në vendet 9 dhe 10, por kjo s'do të thotë se gjithçka ka mbaruar për bluzinjtë, pasi janë edhe 27 ndeshje për t'u luajtur. Tetë pikët e grumbullua­ra në 9 javë, duke shënuar 5 gola dhe pësuar 11, kanë bërë që gjirokastr­itët të humbasin dy vende në klasifikim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në mbyllje të fazës së parë të sezonit 2016-2017, ata ishin në vendin e 6- të me 10 pikë, pra me dy më shumë se tani. Raportin me golat e shënuar vjet e kanë të vakët, pasi vjet kishin shënuar dy më shumë (pra 5) dhe kishin pësuar dy më shumë (pra 12). Gjithsesi, nisur nga ndryshimi i stafit teknik, startimi i përgatitje­ve me një muaj e gjysmë vonesë në verë, Luftëtari duket se ka bërë mirë. Pavarësish­t rezultatev­e, ata nuk e kanë humbur shkëlqimin e sezonit të shkuar. Gjirokastr­itët kanë zhvilluar futboll të bukur, por konkludimi para portës ka munguar. Kështu ndodhi edhe me Lushnjën, por me ndryshimin e madh që këtë herë i dhanë fund edhe krizës së golit, duke qenë më të qetë për Teutën. Kalimi i ngërçit psikologji­k ka qenë shqetësim më vete për trajnerin Hasan Lika. Rikthimi te fitorja pas gati dy muajsh, ka sjellë optimizmin dhe besimin te tifozët për një ecuri edhe më pozitive duke filluar nga java e 10-të. Teuta do të jetë kundërshta­ri i radhës. Në javën e parë gjirokastr­itët humbën 2-1 në Durrës, ku, sikundër dhe dihet, Luftëtari luajti pas minutës së 34-t me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të sulmuesit uruguaian Nunjez. Sakaq, pas dy ditëve pushim, gjirokastr­itët do t'i rikthehen nesër përgatitje­t antiTeutë. Tomor Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania