Panorama Sport (Albania)

Sefa: Gjest i turpshëm, ja si arbitri provokoi tifozët

“Bëri një veprim banal me mbështetës­it e të dy ekipeve”

- ALBAN ALUSHI

Fatjon Sefa mendon që ndeshja në Gjirokastë­r u vendos nga episodet, ndërsa thekson se gjyqtari Emirjon Sino provokoi tifozët. "Nuk ishte paraqitje e dobët e ekipit. Ishte thjesht një ndeshje e vendosur nga episodet dhe këto të fundit shkuan në favor të Luftëtarit", kështu e nisi fjalën e tij për "Panorama Sport" sulmuesi i Lushnjës. Kapiteni është ndalur te momenti kur u ndëshkua me karton të verdhë. Ishte minuta e 72-të, kur Sino ndërpreu lojën dhe thërriti Sefa, duke i kërkuar të qetësonte tifozët, të cilët po shanin në kor arbitrin fierak. Sulmuesi nuk pranon që të shkojë tek ultrasit lushnjarë dhe ndëshkohet me karton të verdhë. "Gjyqtari më kërkoi që të shkoj te tifozët e Lushnjës. Më bëri një kërkesë të tillë, kur ishte ai vetë provokator­i. Ai bëri një gjest shumë antisporti­v dhe të pahijshëm, duke provokuar tifozët e Lushnjës. Nuk kisha pse të shkoja unë te tifozët tanë për t'i qetësuar. Nuk ishte e nevojshme. Arbitri bëri disa herë një veprim shumë të pahijshëm, që nuk është etike ta them. Të gjithë e kuptojnë besoj, për më tepër që jam i bindur se e ka kapur edhe kamera. Madje, atë gjest nuk e bëri vetëm ndaj tifozëve lushnjarë, por edhe atyre gjirokastr­itë. Diçka e turpshme", shpjegoi 33-vjeçari.

DEDJA - Skuadra nuk ka bërë pushim pas ndeshjes me Luftëtarin, por është stërvitur edhe ditën e diel, në stadiumin "Roza Haxhiu". Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, për gazetën deklaron se shkëputja ka ardhur në momentin e duhur. "Synimi është që të shfrytëzoj­më pauzën. Kampionati rinis më 15 nëntor dhe do të mundohemi që

t'u marrim më të mirën këtyre ditëve. Nuk mund ta quaj as minifazë, sepse e enjtja vjen shpejt, por kjo javë do të na shërbejë për të rritur edhe ngarkesa. Ndaj zbritëm që sot (dje) në fushë, edhe pse e diel. Po të filloja ditën e hënë me dy séanca, do të ishte më e rëndë. Ishte një sakrificë që të stërvitesh­im sot, për jabanxhinj­të dhe për mua që vij nga Tirana. Por nuk ka problem, ne jemi të punësuar këtu. Dihet që gjendja nuk është optimale dhe kuptohet që ne duhet të punojmë më shumë. Grupi ishte i gatshëm komplet", deklaroi tekniku shkodran i verdhejesh­ilëve. Kur pyetet se ku ka nevojë të përmirësoh­et skuadra, ai përgjigjet: "Kjo nuk shikohet vetëm në stërvitje. Trajneri mundohet që të mësojë më tepër nga ato që nuk shkojnë, në lojë. Ku mund të riparojë më tepër. Në bashkëbise­dim me lojtarët, do zbulojmë gjithçka, ndërsa të gjithë do të tregojnë të metat dhe të mirat. Problemet fizike të skuadrës i kam konsumuar me lojtarët në analizë. E kam konstatuar problemin e anën fizike, çka u pa edhe në Gjirokastë­r. Nuk dua t'i kthehem më kësaj teme. Do të mundohemi që të marrim maksimumin. Lojtarët janë të gatshëm të stërviten. Kushtet i kemi të mira. Koha ka qenë në favorin tonë këto ditë dhe të paktën të stërvitemi në anësoret e stadiumit. Nëse gjej mundësinë për një miqësore, atëherë mund të zhvillojmë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania