Panorama Sport (Albania)

“Euro” Kamza, tani synon hakmarrje ndaj Kukësit

-

Kamza ka mbyllur me sukses të plotë fazën e parë, ndërsa pas 9 javësh e sheh veten në zonën "Euro". Pasi kanë siguruar 4 fitore, 3 barazime dhe kanë humbur vetëm 2 ndeshje, skuadra e drejtuar nga Ndreu pozicionoh­et e 4-ta në renditje, me 15 pikë. Edhe pse golavarazh pozitiv, ndërsa janë shënuar 7 dhe pësuar 5, ajo që shton shpresat është diferenca me kryesuesit. Ata janë 3 pikë larg Kukësit të vendit të dytë dhe 10 pikë larg Skënderbeu­t. Kjo ecuri ishte e papritur, madje pa frikë mund të thuhet që ata janë surpriza e këtij fillimsezo­ni. Kështu që fitorja me ekipet më të mira të elitës është dëshmi se ky ekip mund të kthehet në pengesën kryesore të skuadrave të Kategorisë Superiore. AXHENDA - Pas fitores së madhe me "demat", Ramadan Ndreu i ka lënë lojtarët dy ditë pushim, dje dhe sot ata do të qëndrojnë pranë familjeve të tyre, ndërkohë prej së martës do të nisin përgatitje­t për Kukësin. Këtë duel do ta luajnë në shtëpi, ndaj lojtarët pritet që të kërkojnë "hakmarrje" për humbjen në startin e shkaktuar prej penalltisë së shkaktuar nga kosovari me pasaportë gjermane Mërgim Neziri. Ky i fundit do të rikthehet këtë javë, pasi ka shlyer dënimin. Ish-mbrojtësi i Prishtinës mungoi në sfidën e fundit me Partizanin, pasi në Laç mori karton të kuq dhe tashmë do të jetë gati për ndeshjen me Kukësin. Ishte ky lojtar ai që ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Alijevit në atë ndeshje të parë dhe për Kridens Metën nuk pati dyshime për 11-metërsh. Megjithatë, edhe pse e nisën me humbje sezonin, kamzalinjt­ë arritën që të tregojnë vlera të barabarta me të gjitha ekipet e elitës. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania